Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka zhvilluar një mbledhje me drejtorët dhe stafin e emergjencave lidhur me problematikat e situates së krijuar prej dëborës. Gjatë mbledhjes u vendos që të ndërhyet për hapjen e rrugëve në njësitë administrative në Shishtavec, Topojan, Zapod dhe Bicaj. Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për masat e tjera organizative për shërbimin mjekësor, furnizimin dhe garantimin e ngrohjes në çerdhet e kopshtet dhe konviktin e institucioneve të tjera në vartësi dhe sigurimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm. Gjithashtu kryebashkiaku i bëri thirrje edhe 3 deputetëve të Kukësit që të kenë vëmendje për situatën.
Lajmi kryesor:
Reshjet e dëborës/ 1.2 m borë në Dibër, probleme në Kukës dhe Korçë, pezullohet mësimi në disa qytete







