Arrestohen 3 kushërinj në Mirditë për kultivim lëndësh narkotike, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Për vepren penale "Kultivimi i bimëve narkotike " janë arrestuar 3 kushërinjtë Flamur, Viktor dhe Klisard Picaku si dhe është proceduar në gjendje të lirë për vepren penale "Shpërdorimi i detyrës" kryeplaku i fshatit Nikoll Picaku.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Lurth, Mirditë, janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike dhe janë vënë në pranga shtetasit F. P., V. P. dhe K. P., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, ndaj kryetarit të fshatit, shtetasit N. P., banues në Lurth, Mirditë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Shpërdorimi i detyrës".
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
70.1%
-
Jo
22.6%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 969
Lajme të tjera
-
Marrëveshja për emigrantët, zbatimi nis në fund të muajit! Vijojnë punimet për ngritjen e qendrës pritëse në portin e Shëngjinit
8 Maj, 12:10
-
Do trafikonte 53.3 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 46-vjeçari në Qafë-Thanë
7 Maj, 09:31
-
Përkujtohet ditëlindja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti! Veprimtari në memorialin e Skënderbeut në Lezhë
6 Maj, 11:52
-
Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë në Itali
6 Maj, 11:40
-
Shëngjin/ ‘Rana e Hedhun’ tërheq turistët e huaj me kampera: Perlë e bregdetit shqiptar, ia vlen të vizitohet
5 Maj, 16:03
-
‘Veri- Jug’ në Patog të Kurbinit! Peshkatari që 'sfidon' dallgët prej 50 vitesh: Profesion i vështirë, por ia dola të shkolloj fëmijët në Akademinë e Arteve
5 Maj, 14:20
-
VIDEO/ Aksident i fortë në aksin Lezhë-Shëngjin, makinat ‘shkërmoqen’, 2 të plagosur
5 Maj, 13:48
-
Si gangsterët e Ballkanit u bënë furnizuesit kryesorë të Europës me kokainë
4 Maj, 18:04
-
Mirditë/ Motori del nga rruga dhe aksidentohet, plagoset rëndë 46-vjeçari, shtrohet tek Trauma
4 Maj, 15:23
-
Pse u lirua vëllai i deputetit socialist? Zbardhet vendimi, Prokuroria pa prova se foli me të arrestuarit për drogë
4 Maj, 10:57
-
‘Rozafati’, shfaqja teatrale e fëmijëve në Lezhë
3 Maj, 21:44
-
Dëmtohet lulishtja e re në Lezhë, vidhen ndriçuesit! Telat e energjisë rrezik për fëmijët dhe qytetarët
3 Maj, 09:38