Tërhiqet Meta, dekreton Lleshajn Ministër të Brendshëm: Problem ishte statusi i ushtarakut

TIRANE-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar mbrëmjen e së premtes në limitin e kohës propozimin e kryeministrit Edi Rama për Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshajn. Kjo ishte hera e dytë që emri i Lleshajt qëndronte në tavolinën e Metës për dekretim, pasi herën e parë e refuzoi. Mesnata e së premtes ishte afati i fundit që kreu i shtetit duhet të shprehej për propozimin, pasi plotësoheshin 7 ditët që kishte në dispozicion, bazuar në Kushtetutë. Meta zgjodhi që firmën ta zyrtarizonte rreth orës 20:45 minuta të mbrëmjes së të premtes, 3 orë para përfundimit të afatit. 

Pas dekretit, Presidenti Ilir Meta duke shpjeguar se përse e refuzoi herën e parë dhe firmosi herën e dytë propozimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas Kreut të Shtetit, problemi ishte statusi për gjeneralin, ndërsa shtoi se kërkesa nga ministria e Mbrojtjes që propozonte lirimin nga detyra të Lleshajt si ushtarak i ka shkuar mbrëmë. Ai shtoi se nëse kjo gjë do të kishte ndodhur më parë nuk do të ishte refuzuar dekreti i parë. Gjithashtu Meta, mohoi në emisionin ‘Zonë e Lirë’ që dekreti për Lleshajn të lidhej me emrin e Vitore Tushajt që ka propozuar në postin e kreut të KLSH dhe theksoi se nga ana e tij do të ketë “Zero përplasje me Ramën”.

Dje me këtë kohë kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtjes e cila duhet në përputhje, të bënte propozimin për lirimin nga detyra si aktiv të gjeneralit. Kjo është arsye Kushtetuese. Nëse do ma kishin sjellë që herën e parë do e kisha bërë. Arsyeja ime është kjo dhe nuk është e vogël, por Kushtetuese. Dekreti për Lleshajn është emërimi, ndërsa për Vitore Tushajn është propozimi për parlamentin. Është e qartë, që janë të ndarë pushteti civil nga ai ushtarak.

Një dekret nga presidenti pa këtë veprim për lirimin nga shërbimi aktiv do të ishte një shkelje e hapur dhe flagrante e Kushtetutës, pasi nuk është sipërfaqësore, por parim themelor. Ndërsa për rastin tjetër zonja në fjalë, (Vitore Tushaj) i ka përfunduar mandati si anëtare e Kushtetueses dhe po rri aty për shkak të përgjegjshmërisë së saj, pasi nuk ka dashur që ti shmanget vettingut. Është mashtrim që nëse ikën ajo bllokohet reforma në drejtësi. Po nëse ajo jep dorëheqjen? Këto janë truke për të justifikuar, apo për të gjetur sebepin për një propozim.

Presidenti Ilir Meta

Dekretimi u paralajmërua sot në mesditë, pasi Presidenti pranoi dorëheqjen e gjeneral Sandër Lleshajt si ushtarak aktiv (Lexo këtu). Statusi i ushtarakut aktiv të Lleshajt ishte pengesa kushtetuese për mosdekretimin e emrit të tij si ministër nga Presidenti Ilir Meta.Vetë kreu i shtetit e pati konsideruar si problematikë themelore kushtetuese propozimin për Lleshajn për shkak të statusit të ushtarakut aktiv. Ndërsa pas ç’dekretimit si ushtarak aktiv e firmosi emërimin e dekretit si ministër i Brendshëm. Tashmë i preferuari i kryeministrit Rama do të jetë edhe zyrtarisht në krye të Ministrisë së Brendshme, pas votimit në Kuvend dhe betimit në Presidencë.

Dekreti i emërimit të Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm

Si nisi dhe përfundoi përplasja
Në datë 27 tetor, Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, ndërsa Rama dërgoi në Presidencë emrin e Sandër Lleshajt për dekretim, por Meta e refuzoi me arsyetimin se ‘Nuk kishte krijuar bindjen’. Pas refuzimit, Rama e emëroi Lleshajn në postin e zv/ministrit të Brendshëm dhe e komandoi në këtë dikaster, ndërsa më pas e ridërgoi dekretin në Presidencë.

Pas ripropozimit të Ramës, presidenti Meta rinisi konsultimet me institucionet, ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, ministres së Mbrojtjes dhe kryetarit të Kuvendit, rendiste 14 pyetje për Sandër Lleshajn, duke këmbëngulur te statusi dhe karriera prej ushtaraku.

Pasi Meta mori përgjigjet e kërkuara nga të gjitha institucionet për dosjen e Lleshajt, sot vendosi dekretimin për ta liruar nga grada e Gjeneralit, ndërsa më pas firmosi edhe dekretimin në postin e ministrit. Tashmë emri i Lleshajt do të kalojë në Kuvend për tú votuar dekreti, ndërsa më pas do të betohet në Presidencë për të marrë zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 17/11/2018 10:51

    Qellove si kalama o Mane i thone ketij muhabeti. Sjellje te tilla jane te justifikueshme deri ne moshen 12 vjeçare qe njeriu quhet femije, pas saj quhet budallik. Urime Ministrit te Brendshem, megjithese ende besoj se nga ana profesionale dhe statura politike Xhafaj e bente me mire kete detyre.

    Përgjigju
    • ilir: 17/11/2018 11:47

      Erik,,të me falësh por nuk ke kuptuar gjë akoma,, ky GJENERALI nuk ësht nji rastësi,,ka të pakten 10 vjet përgatitje në gjermani ,,cdo gje ësht e planifikuar,,,LUFTA SAPO KA FILLUAR

  • Bruno: 17/11/2018 09:22

    Ku eshte doktori se tha "Rama me bishtin nder-shale shkoi tek komandanti i madh" Ruhu doctor se mos e ka fute bishtin tel shalet e tua.

    Përgjigju
  • ilir: 17/11/2018 08:53

    RROFSH SA KAPOSHI I DETI O ILIR META,,ti edhe gjith rrangulli yt,,

    Përgjigju
  • DARDANIA: 17/11/2018 07:40

    Nuk ka pas mundesi te ndordhe ndryshee kanë vendos tr huajt kete pune Ndegjoni fjalet e Spartakut dhe jo pordhat

    Përgjigju
  • Cepanlliu: 17/11/2018 06:42

    Nuk u terhoq por e TERHOQEN!Te humbur e ka davane keshtu qe bleu pak kohe!

    Përgjigju
  • Fredi ZI si KORBI: 17/11/2018 02:04

    Urime Zoti Gjeneral LLESHI dhe ishalla do i madhi ZOT , ARRESTOHET Petrit Hajdut Vasili , Ardjan Bandit Fullani e Qindra e Qindra ZULLUMQARË HAJDUTË , që VJEDHJEN dhe PLAÇKITJEN e SHQIPËRISË NUK e kanë quajtur KRIM , por ZOTËSI dhe TRIMËRI , kurse POPULLIN e Ndershëm dhe të Varfër i kanë quajtur Budallenjë dhe Frikacakë ! VAFSHIN në FERR në 'GOP të SËMËS' , të gjithë ata PLEHRA dhe FUNDËRRINA POLITIKANË të këtyre 28 VITEVE që kanë futur DUART e tyre të Ndyra dhe të ZEZA , tek PARATË e SHQIPTARËVE.

    Përgjigju
    • Milo Pinci: 17/11/2018 09:12

      Harove Lali Erin , superspinxhuksin e Tiranes

  • Proka: 16/11/2018 22:21

    Me ne fund nje zgjidhje perfekte ne te mire te shtetit Shqiptare.

    Përgjigju
  • Justice: 16/11/2018 21:42

    Tani mbaruan hallet tona...

    Përgjigju
  • shpata: 16/11/2018 21:40

    urime z. minister, uroj ti ndryshoni fytyren institucionit

    Përgjigju
  • Arbër: 16/11/2018 21:23

    Shumë kënaqësi oj mëmë Shqipëri!

    Përgjigju
  • Ullini i Caponit: 16/11/2018 21:13

    URIME NGA ZEMRA SANDER LLESHIT JO SANDER LLESHAJT PER DETYREN FISNIKE .PUNE TE MBARE DHE ZOTI TE BEKOFT DHE ISHALLA POPULLI NUK ZGENJEHET ME PUNEN TUAJ FISNIKE DHE TE VESHTIR O SANDER LLESHI.

    Përgjigju
  • redi: 16/11/2018 21:02

    Zgjidhje e drejte konstitucionale . Urime zoti Sander ne detyren e re

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë