Mbrëmja e ka gjetur zonën e Don Boskos nën ujë. Pothuajse të gjitha lagjet e kësaj zone, kanë qenë të mbuluara që prej mëngjesit nga shirat e dendura.

Por ka mjaftuar një rrebesh i rënë gjatë orëve të mbrëmjes, për të vështirësuar akoma më shumë qarkullimin e automjeteve dhe banorëve të zonës.

Bllokimi i kanaleve kulluese e ka vështirësuar së tepërmi situatën, duke sjellë grumbullimin e ujit në rrugë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)