Britani – I gjithë stafi ka ndaluar punën për disa çaste pas vizitës së Mbretëreshës në redaksinë e televizionit BBC. Stafi i televizionit ka shoqëruar Mbretëreshën duke i treguar madhërisë së saj ambjentet e televizonit.
Ndërkohë që prezantuesit e lajmeve Julian dhe Sophie, gjatë kohës kur Mbretëresha ishte në redaksi, ata ishin në transmetim të drejtpërdrejtë. Gjatë këtij momenti, prezantuesit ndërprenë transmetimin kur pas tyre u shfaq Mbretëresha, të cilën e shoqëronte stafi i televizionit.
Më parë, Mbretëresha kishte vizituar ambjentet e radios BBC ku dhe kishte dëgjuar një performancë speciale në “Live Lounge”. Gjatë këtij momenti, kamerat e kanë kapur Mbretëreshën disi të vetmuar.
Mbretëresha gjatë vizitës së saj, shoqërohej edhe nga Princi Philip. Ai u shpreh se pas operacionit në bark, ndihej më mirë. Kurse Mbretëresha pasi u pyet nga njëri prej gazetarëve rreth shëndetit të tij, ajo tha “Ai nuk është i sëmurë”.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/ Vizita e Mbretëreshës në BBC