Mbretëreshën Elizabeth se ndal askush, shfaqet për herë të parë pas pandemisë duke shëtitur me kalë

Mbretëreshën Elizabeth se ndal askush, shfaqet për herë të parë pas pandemisë duke shëtitur me kalë

Mbretëresha Elisabeth II

Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II edhe pse në moshën 94-vjeçare është e pandalshme. Ajo është shfaqur për herë të parë që pas bllokimit prej pandemisë duke hipur mbi kalë në Windsor, në perëndim të Londrës. Sipas CNN, mbretëresha po shëtiste rreth “Home Park”, pranë Kalasë Windsor, gjatë fundjavës, e  veshur me një xhaketë jeshile dhe një shall shumëngjyrësh.

Kali 14-vjeçar është i rracës Balmoral Fern, sipas një njoftimi nga Buckingham Palace. Mbretëresha ka qenë prej kohësh e njohur për dashurinë e saj për kuajt e garave dhe është fotografuar rregullisht në kalë gjatë dekadave.

Muajin e kaluar, mbretëresha Elizabeth II mbajti një fjalim të rrallë televiziv nga Kalaja Windsor, në të cilën ajo krahasoi reagimin e publikut britanik ndaj pandemisë me përpjekjet e ushtarëve britanikë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo pasoi një fjalim tjetër, në prill, në të cilin ajo bëri thirrje për unitet përballë pandemisë.

Mbretëresha Elizabeth II

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • boston: 06/06/2020 20:31

    Zgjedhjet jane te lira .Edi Rama ka fituar me vote te lire dhe do te fitoje perseri ,dhe mareveshja eshte e garantuar.

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 08/06/2020 23:11

      @boston: Rrofte mbreteresha!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë