Mbreti Charles III u shtrua në spital të enjten për shkak të disa efekte anësore që pësoi gjatë trajtimit të kancerit, tha Buckingham Palace.
Pas vizitave Mbreti u kthye në Clarence House, ndërsa bëhet me dije se ka anuluar një turne në Birmingham i cili ishte planifikuar për sot.
Një zëdhënës i Pallatit të Buckingham tha se takimet me tre ambasadorë të enjten u anuluan gjithashtu.
“Nesër, ai do të ndërmerrte katër angazhime publike në Birmingham dhe është shumë i zhgënjyer që i mungojnë ato me këtë rast”, thuhet në deklaratën e pallatit.
"Ai shpreson shumë që ato të mund të riplanifikohen në kohën e duhur dhe u kërkon faljentë gjithë atyre që kishin punuar kaq shumë për të bërë të mundur vizitën e planifikuar", thuhet më tej.
Pallati nuk dha informacione të mëtejshme se cilat ishin efektet anësore të tij.
Pasi pallati publikoi lajmin, një zëdhënëse e kryeministrit Sir Keir Starmer tha se ai "i uron Madhërisë së Tij Mbretit çdo të mirë".
Trajtimi i tij i kancerit është në vazhdim, por Mbreti duket se dëshiron të mos kufizohet nga angazhimet e tij si pasojë e sëmundjes, shkroi BBC. Pallati njoftoi për herë të parë diagnozën e kancerit të mbretit në shkurt të 2024-ës, megjithëse ende nuk dihet se çfarë lloj kanceri ka Mbreti. Ai u kthye në detyra publike prillin e kaluar pas një periudhe trajtimi dhe rikuperimi.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.8%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1007
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rihapet aeroporti Heathrow në Londër, nisin hetimet për zjarrin në nënstacionin elektrik
22 Mars, 14:12
-
Mbretëria e Bashkuar i dhuron policisë së shtetit pajisje imazherike për detektimin e shpejtë të drogës e armëve në kufi
9 Mars, 14:33
-
Britania e Madhe distancohet nga propozimi i Macron-it për armëpushim në Ukrainë
3 Mars, 13:25
-
Bie Whatsapp, mijëra përdorues raportojnë probleme
28 Shkurt, 21:22
-
Mesazhi i Mbretit Charles për Krishtlindje: Falenderoj punonjësit e shëndetësisë që i qëndruan pranë familjes tonë! Thirrje për unitet
25 Dhjetor 2024, 17:14
-
Veshjet kombëtare mahnisin mbretin Charls III, Organizatorja flet për Report Tv: Na tha se Shqipëria është shumë e bukur! I dhurojnë bustin e Skënderbeut
24 Dhjetor 2024, 12:27
-
Thyerje e traditës/ Mesazhi i Mbretit Charles për Krishtlindje do të vijë nga spitali
24 Dhjetor 2024, 11:34
-
FOTO/ Mbreti Charles III në panairin e komunitetit në Britani, i mahnitur nga veshjet kombëtare shqiptare
22 Dhjetor 2024, 15:36
-
Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, e qëlloi 13 herë me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari shqiptar
7 Dhjetor 2024, 19:13
-
Paralajmëron kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar: Bota është në prag të epokës së tretë bërthamore
5 Dhjetor 2024, 20:53
-
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte
2 Dhjetor 2024, 17:04
-
Lufta/ Media: Ukraina ka lëshuar kundër Rusisë raketat britanike me rreze të gjatë veprimi ‘Storm Shadow'
20 Nëntor 2024, 16:20