Kanë nisur fluturimet në aeroportin Heathroë të Londrës pas pezullimit të djeshëm për shkak se një zjarr ndërpreu energjinë elektrike. Shefi ekzekutiv i aeroportit më të madh në Evropë u kërkoi falje pasagjerëve të bllokuar.
Njësitë antiterror po udhëheqin hetimet për zjarrin në nënstacionin elektrik, ndërsa mediat britanike raportuan se akti mund të jetë një sulm sabotazhi rus në kuadër të fushatës përçarëse të Vladimir Putin.
Aeroporti ka shtuar terminalet duke shtuar fluturimet për 10 mijë pasagjerë shtesë.

Heathrow është aeroporti më i madh i Evropës, me më shumë se 83.9 mln pasagjerë që udhëtojnë nëpër terminalet e tij.
S.G/SI.E./Shqiptarja.comKomente

