Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij të publikuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, Mbreti thekson miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe shpreh vullnetin për të forcuar më tej bashkëpunimin në të ardhmen. Ai nënvizon rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe angazhimin për një partneritet edhe më të ngushtë.
“Kjo ditë shërben si një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi miqësinë e qëndrueshme midis vendeve tona. Jam thellësisht i inkurajuar nga fuqia e lidhjeve tona dypalëshe dhe mbetem i përkushtuar për të nxitur një bashkëpunim edhe më të ngushtë në vitet që vijnë. Ndërsa përballemi me sfidat e përbashkëta të kohës sonë, veçanërisht ato që lidhen me klimën dhe ruajtjen e botës sonë natyrore, shpresoj që vendet tona të vazhdojnë të punojnë së bashku për zgjidhje domethënëse dhe të qëndrueshme”, thuhet në letrën e urimit.
Kujtojmë se Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe në këtë rrugëtim është njohur nga mbi 120 shtete të botës.
Komente









