Mbretëresha Elisabeth II ka rezultuar pozitive me COVID-19. Nga pallati mbretëror bën me dije se mbretëresha ka simptoma të lehta.

“Ajo do të vazhdojë të marrë kujdes mjekësor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura”, thuhet në deklaratën e pallatit mbretëror.

Mbretëresha, 95 vjeçe, ka pasur kontakt me djalin e saj të madh, Princin e Uellsit, i cili rezultoi pozitiv me koronavirusin javën e kaluar.

Kryeministri britanik Boris Johnson i uroi mbretëreshës shërim të shpejtë.