Mborja: Lajthitja e inatçorit Neritan Ceka

Mborja: Lajthitja e inatçorit Neritan Ceka

“Ju vraftë Zoti e ju zëntë buka e kalamajve! Ju njerëz të marrë që do të votoni më 30 qershor u qorrofshi!” – ishte mallkimi që na erdhi nga politikani pensionist, Neritan Ceka… Me një zhargon jevgjish të dëshpëruar, “sojlliu” i Elbasanit mallkoi(?!) të gjithë ata që kanë në mendje të shkojmë të votojmë më 30 qershor.

Arkeologu, që prej kohësh kur Sali Berisha u shfaq ndër shqiptarë duke bërë allishverishe me Ramiz Alinë për punë të pluralizmit, la kërkimet e nëndheshme për të nxjerrë vlerat muzeale e na është paraqitur si politikan që nuk e pati për gajle që, për 28 vjet, me zigzage të pështira, të shpërdorojë famën (e dyshimtë) që trashëgoi si intelektual nga sistemi i shkuar…

Këtë radhë Neritan Ceka ngriti kokën drejt qiellit dhe i bëri duan’ (lutjen) e tij Zotit që shumica e bashkëkombësve të tij: “që do të shkojnë të votojnë më 30 qershor të qorrohen e t’u mbetet në grykë buka e dy kalamajve të tij!”

Fortlumturia e Tij, Kryeimami i Shkupit, që njërit prej këtyre dy djemve të Neritanit që përmend ai në duan’ e tij i ka dhënë vajzën,  patjetër që nuk është ndjerë mirë. Është fjala për atë djalin që Edi Rama i shkuli dikur veshin në Vjenë dhe këtu duhet kërkuar shkaku edhe i lajthitjes së fundit të inatçorit Neritan Ceka…

Neritani, duke harruar fjalën e urtë elbasanase: “Po të dëgjohen duat’ e qenit, bien kocka prej qiellit.”, na kujtoi të gjithëve ne që e patëm harruar 78 vjeçarin e rrjedhur, dikur shërbëtor i zellshëm i Ramiz Alisë, se ka mbetur ende një kone e Sali Berishës dhe e Ilir Metës.

Neritani duket se nuk e lexoi kurrë xhaxhain e tij snik Salim Cekën që u dergj për vite i prangosur në Kalanë e Gjirokastrës vetëm sepse Neritan Ceka pra, merret vesh se as i ka hedhur një sy librit “Ndriçime të Schopenhauer-it” që ia solli në shqip qysh më 1944-n i ungji i tij dinjitoz, prandaj nuk ka si  shpjegohet që harroi se: “Ç’ASHT PERSONALITETI OSE NJERIU” dhe se  “Fama dhe nderi janë binjakë. Fama është vëllai i pavdekshëm i nderit jetëshkurtër…

Fama është një gjë që duhet të tohet, ndërsa nderi, veçse një gjë që nuk duhet ta humbim”. Salim Cekën, vëllain e babait të tij, arkeologut Hasan Ceka, Neritani me të atin, edhe kur ishin pranë Enverit e lanë të dergjej në burg…

Edhe pas ‘90-s, Salim Cekën e ndjerë, përkthyesin e parë të letërsisë lozoke në shqip, në vitet kur ishe i pushtetshëm “sojlliu” Neritan Ceka dhe miqtë e tij zagarë, kurrë nuk u interesua që një rrugicë e Elbasanit të mbante emrin e tij?! Edhe dje, edhe sot, e la në heshtje dhe në hije harrese. Por më mirë kështu. Atij do t’i  lëviznin eshtrat në varr, po të shihte nipin në rolin e një koneje të Berishës e Metës tek i bën dua qiellit t’i lëshojë një kockë… Zoti të faltë o Neritan!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja