Mbrojtën evazionin fiskal dhe zhbllokuan biznese 'VIP', Braçe u shpall 'luftë' 3 gjyqtarëve: Dosjet para drejtësisë

TIRANE - Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka deklaruar se ka dërguar para drejtësisë dosjet e tre gjyqtarëve të cilët sipas tij kanë dhënë vendime në kundërshtim me ligjin. Braçe u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve të hetojnë me kujdes veprimtarinë e këtyre tre gjyqtarëve.

"I jam drejtuar me dosje të posaçme ministres së Drejtësisë, KLGJ-së dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, pa diskutim autoriteteve të vettingut, KPK-së, për tre gjyqtarë; Për një prej gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Tiranës, për një çështje që ai ka marrë në shqyrtim e që ka vendosur në gjykimin tonë në kundërshtim të hapur me ligjin; Për një gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë, i cili ka vendosur për tre çështje brenda 1 minute dhe natyrisht, jashtë kompetencës së tij lëndore totalisht dhe në fund fare, edhe për një gjykatës të Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, i cili, siç edhe jeni në dijeni të këtij fakti, ka liruar nga bllokimi gati 7 ton ushqime të bllokuara nga AKU-ja për shkak se ishin jashtë afatit të skadencës jo me ditë, por me muaj të tërë, për të mos thënë, një pjesë e tyre edhe me vite. Për secilin nga këta gjyqtarë, për secilin nga këto çështje i kam kërkuar KPK-së, organeve të vettingut, por dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, KLGJ-së të ketë në vëmendje veprimtarinë e secilit prej këtyre gjyqtarëve, me qëllim që në momentin që secili prej tyre do paraqitet pranë këtyre organeve, këto çështje të jenë atje e të jenë pjesë e diskutimit prej tyre", - ka thënë Braçe.

Shqiptarja.com  mëson se gjykatësit për të cilën Braçe kërkoi të hetohej për vendimet e dhëna janë: Gentian Hamiti, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative në Tiranë, Elidon Papazisi është gjyqtari pranë Administratives së Gjirokastrës dhe Skënder Haluci gjykatës në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës.

Konkretisht gjyqtari Gentian Hamiti akuzohet nga Braçe për shkak të vendimit të dhënë prej tij për t'i  hequr bllokimin kompleksit Taiwani në kryeqytet. Ky subjekt u bllokua në saj të operacioni anti-infomralitettë shtrirë në të gjithë vendin, për shkak se nuk kishin lëshuar kupon tatimor. Por pavarsisht kësaj Gjykatësi ka mbrojtur evazionin fiskal duke dalë në kundërshtim me ligjin. Me anë të vendimit për të lejuar aktivitetin e Taiwanit, gjykata i ka dalë zot interesit të paligjshëm të privatit dhe jo interesit publik të cënuar rëndë nga privati.

Po kështu edhe gjyqatri i Gjykatës Administrative në Gjirokastër Elidon Papazisi akuzohet se ka kryer një shkelje të rëndë me vendimin e dhënë. Ishte pikërisht ky gjyqtar që i hoqi bllokimin nga AKU  një sasie 7636 kg ushqime të skaduara. Megjithatë AKU bëri edhe një ribllokim të kësaj sasie ushqimesh pasi vendimi i gjyqtarit ishte me shkelje.

Edhe gjyqtari Skënder Haluci gjykatës në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës akuzohet për të njëjtën kundërshtim ligji siç akuzohet Gentian Hamiti në Tiranë.  Gjykata me vendimin e halucit  doli sërish kundër aksionit anti-informalitet. Pas Tajvanit, t në kundërshtim me ligjin u hap edhe disko Havana në Dhërmi. Disko Havana u mbyll  më parë në kuadër të aksionit anti-informalitet për shkak se nuk lëshonte kupon tatimor për klientët e saj njëllojë si kompleksi Taiwani në kryeqytet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë