Mbrojtja ajrore amerikano-kanadeze u vendos në alarm për t'iu kundërpërgjigjur sa më shpejt çdo incidenti ajror që mund të ketë lidhje me shkëmbimin e zjarrit të ndodhur në Otava sot në mëngjes, njoftoi një zyrtar i Pentagonit.

Policia kanadeze vrau një prej autorëve që hapën zjarr në Parlamentin e Otavës dhe është vënë në ndjekje të dy personave të tjerë të armatosur, pasi plagosjes së një agjenti sigurie që ndodhej jashtë ndërtesës.

Të paktën 20 të shtëna ndodhën sot brenda parlamentit kanadez ku policia arrestoi dy persona të armatosur, sipas dëshmitarëve që ndodheshin brenda parlamentit.
"Një person ka hyrë me vrull në parlament. Ai është ndjekur nga policët e armatosur", deklaroi Marc-André Viau, një punonjës i parlamentit duke shtuar se kishte numëruar 20 të shtëna automatike në sallën e Parlamentit.

Media lokale njoftoi për dy persona të armatosur, por policia nuk ka dhënë ende informacione të detajuara lidhur me këtë ngjarje.

ATSH