Albin Kurti dhe Mojtaba Khamenei janë dy emrat që Ikballe Huduti vendos krah njëri-tjetrit kur pyetet se kush është lideri i saj politik dhe ai shpirtëror.
“Albin Kurti është lideri im politik, ndërsa Mojtaba Khamenei është lideri im shpirtëror”, shprehej Huduti në intervistë televizive të mëparshme, ndërsa shtonte se mburret me të dy.
Gruaja që të enjten u shpall person i padëshiruar në Shqipëri, ka qenë pjesë e protestave që prej gati një muaji janë zhvilluar në Tiranë si reagim ndaj projektit turistik në Zvërnec dhe Sazan, por që më pas u zgjeruan me kërkesa dhe thirrje politike.
Policia e Shtetit e shpalli Hudutin person të padëshiruar me motivacionin se përbën kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare dhe rendin publik. Pwr këtë arsye u kërkua largimi i saj nga territori shqiptar dhe ndalimi i hyrjes në vend për një periudhë 15-vjeçare.
Prania e saj në protesta u përdor si argument edhe nga kryeministri Edi Rama për të treguar se si protesta është shfrytëzuar edhe nga individë me lidhje ose simpati ndaj regjimeve armiqësore me Shqipërinë dhe aleatët e saj perëndimorë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi Hudutin si "përfituese" dhe jo protestuese. Ai publikoi edhe një fotografi të saj krah ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad, për të cilin shkroi se ishte "kryeshërbëtor i ajatollahëve". Kryeministri shtoi se ajo kërkon hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara për vëllanë e saj të vrarë, të cilin e cilësoi si "kasapin e regjimit të Teheranit".
Nga ana e saj, Huduti reagoi me një postim në rrjetet sociale, ku tha se pjesëmarrja në protesta nuk ka motive përfitimi, por "motive patriotike dhe qytetare".
“Unë jam bijë e një familjeje shqiptare dhe kam kaluar shumë sprova, padrejtësi dhe vështirësi në jetë. Pikërisht për këtë arsye nuk mund të hesht përballë padrejtësive që prekin popullin tim. Unë nuk dal në protestë nga urrejtja ndaj askujt, por nga dashuria për popullin tim dhe nga bindja se çdo qytetar ka të drejtë të ngrejë zërin kur mendon se po cenohet interesi publik”, shkruajti ajo.
Komente









Kemi një zonjë që drejton SHISH në Shqipëri ku është po flet gjumë.... Asnjë lidhje nuk kemi me Iranin por talebanët si kjo IK..BALE i gjen kudo... Ku je moj zonja e SHISH apo je duke ngrënë SHISHQEBAP..
PërgjigjuJa dhe baxhella talebane...kjo jo vetëm që duhet bërë non grata por duhet përzënë duke e goditur me gurë ashtu siç bën feja e saj e ndyrë sepse turpëron myslimanët e ndershëm.
Përgjigju