Mbushën me kanabis fshatin Lam i Madh në Dibër, jepen masat e sigurisë për 14 të arrestuarit e dy fiseve, Koleci e Gjeçuka! 10 në burg, 4 në arrest shtëpie

Mbushën me kanabis fshatin Lam i Madh në Dibër, jepen masat e sigurisë për 14 të arrestuarit e dy fiseve, Koleci e Gjeçuka! 10 në burg, 4 në arrest shtëpie

Foto nga aksioni i policisë

Gjykata e Matit ka dhënë sot masat e sigurisë për 14 personat e arrestuar 2 ditë më parë, pasi prej 2 vitesh kultivonin sipërfaqe të tëra me kanabis në fhsatin Lam i Madh në Dibër. Bëhet me dije se janë lënë në burg 10 prej të arrestuarve, Gëzim Koleci, Vilson Koleci, Idajet Koleci, Lezan Koleci, Mehmet Koleci, Fatjon Doda, Rasim Gjeçuka, Albert Koleci, Gestian Koleci dhe Agim Koleci.

Është caktuar masa 'arrest shtëpie' për 4 të tjerët, Gazmir Gjeçukës, Esat Kolecin dhe Asim Hespapas dhe Lezan Koleci.

Ata u arrestuan në superaksionin e policisë më 28 janar, ndërsa u shpall në kërkim Baftjar Xheçuka, 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz.

Ishte Gëzim Koleci, kryeplak i fshatit Lam i Madh, i cili organizonte punën për kultivimin e kanabisit, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, që merreshin më pas edhe me transportimin e kanabisit.  Gjykata e Krujës ka vendosur më parë për ta edhe masën e sigurisë 'arrest shtëpie', pasi në mars të vitit të kaluar u kapën me 6.8 kg marijuanë.

Ata akuzohen për kultivim të bimëve narkotike, prodhim dhe shitje, mbajtje i armeve, i armëve shpërthyese dhe municione.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodran: 30/01/2022 14:08

    Bravo Skender Hita!! Kështu është kur nuk të duan të punosh në Shkodër....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu zbulon faktet: Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër në zgjedhjet e 11 Maj! Në disa shtete, PD dhe PD do shpalleshin të jashtëligjshme!

Spahiu zbulon faktet: Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër në zgjedhjet e 11 Maj! Në disa shtete, PD dhe PD do shpalleshin të jashtëligjshme!