Tre ditët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s përfunduan me miratimin e një rezolute.
Në qendër të dokumentit të firmosur nga 260 parlamentarët e 28 vendeve anëtare të aleancës, ashtu si në të gjitha komisionet që u mblodhen këto ditë, ishte lufta ndaj ISIS dhe marrja e masave ndaj agresionit rus.
NATO planifikon të rrisë prezencën ushtarake në lindje pasi “veprimet e dhunshme ruse i kanë mbyllur dyert e dialogut”-thuhet në deklaratë.
Sin turner
Ligjvënësit nxitën edhe shkëmbimin e shërbimit të inteligjencës mes vendeve anëtare për të zgjeruar bashkëpunimin me Lindjen e Mesme dhe vendet e Gjirit në përpjekjet e tyre për të frenuar grupin Shteti Islamik.
Edhe frenimi i Iranit për të përdorur armët nukleare, ishet një klauzolë e deklaratës së miratuar.
Në dokument flitet dhe për zgjerimin e Aleancës së Atlantikut me vendet e Ballkanit, përfshi edhe Kosovën, dhe ndihmimi i qeverisë libiane në luftën ndaj terroristëve.
Pas largimit e zyrtarëve të NATO-s, pallati i kongreseve i blinduar për tre ditë rresht nga Garda e Republikës dhe policia, u boshatis. Investimet e bëra në këtë godinë për ta përshtatur me rendesinë e aktivitetit që kapin vlerën prej 33.7 milion lekë I mbeten përfundimisht godinës.
Paneli i sotëm i Asamblesë u drejtua nga Michael Turner, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ndërsa mbajtën fjalime edhe kryeministri Edi Rama e kryetari i Kuvendit Ilir Meta.
Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanoviç, pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO.
Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë fjalimit të tij se NATO duhet t'i hapë rrugën e anëtarësimit Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu edhe rrezikun rus në Lindje të Europës duke kërkuar një koordinim të vendeve të Aleancës për të garantuar sigurinë.
Edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi një dimension të ri të NATO-s për të rritur sigurinë. Ai tha se me rëndësi mbetet zgjerimi i mëtejshëm i Aleancës.
Për Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michael Turner, në Samitin e Varshavës duhet të vendoset për rritjen e prezencës ushtarake në Lindje të Europës, për t'i bërë ballë rritjes së ndikimit rus.
Ora 09:40 Milo Gjukanoviç: Rusia? S'i japim kujt në dorë fatet tona
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, pranoi tendencën e Moskës për të ndikuar politikën e këtij shteti dhe më gjerë në tërë rajonin e Ballkanit, por u shpreh prerë se vendi i tij s'do t'i japë askujt në dorë fatet e veta. Gjatë fjalimit në ditën e tretë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, Gjukanoviç tha se Mali i Zi do të jetë anëtar i NATO-s brenda vitit të ardhshëm dhe se kjo është aspirata që duan qytetarët malazezë.
"Moska e quan veten aktor të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, aq sa mendojnë se mund t'i bëjnë opozitë NATO-s e të ndikojnë Ballkanin Perëndimor. Mali i Zi ka pasur marrëdhënie të mira me Rusinë, por kjo nuk do të thotë që duke pasur një traditë të tillë nga e shkuara, Mali i Zi do t'i japë dikujt tjetër në dorë të vendosë për të ardhmen e vet. Në momentin kur ne fituam pavarësinë, hasnim me pyetjen pse po bënim këtë gjë. Ndërkohë që bëhet fjalë për një kuadër kur të gjithë vendet u bënë anëtarë të BE. Dhe ne u përgjigjëm se duam të marrim përgjegjësi për vendin tonë, për të ardhmen euroatlantike. E arritëm këtë në referendumin e vitit 2006-ë dhe kishim një objektiv të qartë. Jemi munduar që t'i bindim bashkëbiseduesit se ky ishte vendimi ynë i pandryshueshëm. Nënshkrimi i protokollit të aderimit në 19 maj 2016, Mali i Zi de facto u bë pjesë e NATO-s. Ratifikimi do të fillojë së shpejti. Mali i Zi mbetet i angazhuar për të përmbushur angazhimet e veta në fushën e studimeve të ligjeve. Do të punojmë për reformat me të njëjtin hap. Vitin tjetër ne do të bëjmë të mundur që të jemi anëtar me të drejta të plota. Mali i Zi tani ka mundësi që të marrë pjesë në të gjitha organet e Aleancës. Pjesëmarrja jonë në Samitin e NATO-s në Varshavë, është inkurajim për ne", u shpreh Gjukanoviç.
Kreu i qeverisë malazeze foli edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë. Sipas tij, dy vendet gëzojnë raporte të shkëlqyera dhe ato që i mbajnë të lidhura janë interesat e përbashkëta. Ai falenderoi Tiranën zyrtare edhe për mbështetjen që i dha Malit të Zi për anëtarësimin në NATO. "Jo shumë vende në botë kanë krijuar marrëdhënie kaq të mira si Mali i Zi e Shqipëria. Shtetet e kombet tona kanë përdorur themelet e një tradite të mirë që i fuqizojnë këto marrëdhënie dypalëshe. Jemi të lidhur me njëri-tjetrin nga interesat tona të përbashkëta. E rëndësishme për marrëdhëniet tona janë pakicat kombëtare. Me mbështetjen e vazhdueshme që jep Shqipëria për mbështetjen tonë, kjo është shumë e rëndësishme", përfundoi Gjukanoviç.
Ora 09: 10 Rama: Integrimi i Kosovës, domosdoshmëri për NATO-n e BE-në
Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, se Kosovës duhet t'i çelen dyert e integrimit euroatlantik. Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi anëtarësimin e Kosovës si një domosdoshmëri jo vetëm për këtë shtet e rajonin në tërësi, por për të gjithë familjen e madhe euroatlantike.

(Kryeministri Rama, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
"Integrimi i Kosovës është një domosdoshmëri jo thjesht për Kosovën, jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithë familjen euroatlantike. Përgjegjësitë e integrimit nuk mund të kërkohen vetëm jashtë saj, udhëheqja politike duhet të mbajë barrë kryesore në këtë proces. Institucionalizimi i marrëdhënieve NATO-Kosovë, duhet parë si katalizator për të gjithë procesin integrues të rajonit", u shpreh Rama.
Ai tha gjithashtu se Shqipëria mbështet edhe integrimin e Maqedonisë në NATO, por me kushtin e vetë që ky shtet të shkëputet nga praktika e ish-Jugosllavisë.
"Kemi punuar e do të punojmë që edhe Maqedonia të ankorohet në kursin euroatlantik. Eliminimi i trashëgimisë Jugosllave në praktikën shtetërore mbetet parakusht për të ardhmen e atij vendit për të cilin Shqipëria është e interesuar që të jetë sa më demokratik, e sa më i begatë e sa më i bekuar. Besojmë në potencialin e Maqedonisë. Maqedonia ka shansin që të projektojë shansin e saj jo mbi formula arkaike të aritmetikave etnike e fetare, por mbi bazën e vlerave të mëdha të lirisë e progresit, si kusht për bashkëjetesën e qytetarëve të lirë. Ngrirja e proceseve të pajtimit të brendshëm vetëm e shton nevojën për mbështetjen e fuqishme nga ana e NATO-s dhe Bashkimit Europian për Maqedoninë", theksoi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare kërkoi nga NATO të plotësojë vakuumin e krijuar nga shpërbërja e Jugosllavisë në rajonin e Ballkanit. Sipas tij, procesi i zgjerimit të NATO-s drejt Ballkanit është i papërfunduar.
"NATO duhet të mbushte shpejt vakumin nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Kjo nuk ndodh në Ballkan, ku NATO nuk e dominoi menjëherë vakuumin që pësoi gadishulli nga shpërbërja e Jugosllavisë. Procesi i shtrirjes së NATO-s në Ballkan është ende i papërfunduar", tha Rama.
Ai theksoi gjithashtu se Samiti i NATO-s në Varshavë, Poloni, mbart një simbolikë të veçantë jo vetëm sepse ne këtë vend është themeluar Traktati i Varshavës, por njëherazi do vendosë për çështjet që kërkojë zgjidhje. Në këtë pikë, Rama ngriti shqetësimin e rritjes agresive të Rusisë dhe kërcënimit ushtarak të saj.
"Samiti i Varshavës do të mbetet historik, jo vetëm për shkak të simbolikës, por edhe për domethënien e problemeve që kërkojnë trajtim e zgjidhje prej këtij samiti. Nga njëra anë Rusia aplikon një doktrinë agresive me rritje ushtarake, mbetet një shqetësim konstant", u shpreh Rama, duke shtuar se problemet e tjera që kërkojnë zgjidhje janë vala e terrorizmit si dhe kriza e refugjatëve që e ka origjinën në Lindjen e Mesme e Afrikën e Veriut, gjë që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë europiane. "Të zgjerojmë gamën e kapaciteteve tona për të përballuar rreziqet të marrin trajtë e natyrë globale e që sfidojnë mekanizmat tradicionalë të përgjigjeve ndaj rreziqeve e kërcënimeve", deklaroi kryeministri Shqiptar.
Duke u ndalur te perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se parakusht për çeljen e negociatave mbetet reforma në drejtësi. "Reforma në drejtësi, miratimi e më pas zbatimi i kësaj reforme thelbësore për procesin e integrimit, do të përbëjë një moment shumë të rëndësishëm për të hapur një moment të rëndësishëm, çeljen e negociatave të anëtarësimit", tha ai.
Rama e mbylli fjalimin e tij me një batutë drejtuar delegatëve të NATO-s, duke i ftuar ata në Shqipëri si turistë herën tjetër, se s'kanë parë gjë akoma. "NATO e turizmi janë dy gjëra që s'kanë lidhje me njëra-tjetrën, por kjo s'do të thotë se njerëzit që punojnë për NATO-n janë të pa interesuar për turizmin. Aq pak sa keni parë në Tiranë, iu ka nxitur kuriozitetin për tu kthyer. Ju siguroj se nëse bukuria e vendit tonë, klima e jashtëzakonshme e tij e mikpritja që në këto ditë iu ka bërë kaq shumë përshtypje, atëherë kthehuni sa më parë në Shqipëri si turistë, se s'keni parë gjë akoma", përfundoi Rama.
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Ora 08:50 Meta: NATO të zgjerohet, të tregojmë se jemi të fortë
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se Kosova dhe Bosnja duhet të anëtarësohen në NATO për një siguri më të madhe në Rajon. "NATO duhet të zgjerohet duke mos lënë askënd jashtë", theksoi kreu i Kuvendit. ''Unë besoj që ky sesion në Shqipëri është i rëndësishëm për të gjithë Rajonin. Ju falenderoj në emër të parlamentin për ardhjen tuaj. Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme për t’u forcuar. Ne kemi kërcënime që vinë edhe nga Lindja, por dhe nga Isis. Këto konflikte vijnë nga injoranca, ekstremizmi por edhe nga ekonomia. Kemi pasur kërcënime nga ksenofobia, këto janë indicie për t'u forcuar më shumë si Aleancë për këto sfida të përbashkëta. Asambleja Parlamentare është platforma e vetme për të promovuar dialogun. Ne jemi në mes të një krize refugjatëve, ne kemi përgjigjësi si komb edhe si qeveri për të mbrojtur kufinjtë tanë, por gjithashtu duhet t’i ndihmojmë këta persona që janë sulmuar në vendin e tyre. Ne do të kontribojmë me kapacitetet tona modeste. NATO duhet të zgjerohet për të mos lënë askënd jashtë. Kosova dhe Bosnja duhet të anëtarësohen në NATO. Është thelbësore që ne të veprojmë të gjithë si një trup i vetëm që t'i tregojmë të gjithëve se kjo Aleancë është e fortë. Progresi është i mundëshëm'', u shpreh Meta.
Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Ora 08:30 Turner: Zgjerimi i NATO-s nuk cenon askënd, jemi Aleancë e paqes e lirisë
Kreu i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michael Turner, u shpreh sot se zgjerimi i Aleancës nuk cenon askënd, pasi siç theksoi ai, NATO është për garantimin e paqes dhe lirisë në botë.
Duke ritheksuar dhe njëherë tjetër rrezikun rus, Turner deklaroi se në samitin e Varshavës, NATO duhet të vendosë për rritjen e prezencës së saj ushtarake në Lindje të Europës.

Fjala e plotë e Michael Turner:
"Që prej anëtarësimit 7 vjet më parë, Shqipëria kë lënë shenjën e vet e në shumë aspekte i ka kapërcyer mundësitë e saj për të garantuar mbrojtjen e përbashkët. Në Afganistan kanë mbështetur KFOR-in ndërsa në Irak kanë marrë pjesë në trajnimin e forcave lokale. Ishte ndërhyrja e NATO-s që i dha fund luftës shkatërruese në ish jugosllavi që çoi në vdekjen e 200 mijë personave e largimin nga banesat e tyre të mbi 2 milionë personave. Kam qenë kryebashkiak i Dejtonit atëherë. Në Ballkanin Perëndimor ia kemi dalë t'i japim fund dhunës. Në vend të luftës e ndarjes kemi ofruar paqe e pajtim. të gjitha vendet e rajonit kanë përqafuar këtë vizion për paqen e integrimin. kam qenë i nderuar që të marr pjesë në festimet e marrëveshjes së Dejtonit 20 vjet më parë. Kjo bëri të mundur që Beh të kalojë në procese pozitive. deri në fund të vitit do të kemi një tjetër vend të rajonit që do të bëhet anëtar i NATO-s. Mali i Zi ndan vizonin e paqes dhe lirisë. Asambleja Parlamentare e NATO-s e Shqipëria kanë patur një rol të veçantë në këtë proces e Shqipëria duhet të përgëzohet. Mezi presim që Malin e Zi ta kemi në NATO. Zgjerimi i NATO-s sjell më shumë përfitime, zgjeron zonën e prosperitetit e ky zgjerim nuk cenon askënd. NATO është aleancë mbrojtje e kombet e NATO-s janë anëtarë të përgjegjshëm e të mirë të komunitetit ndërkombëtar. Ne e dimë që NATO është krijuar si komunitet kombesh për shtet të së drejtës e liri.
Turner theksoi gjithashtu se Rusia është duke punuar kundër NATO-s si dhe po përdor forcën kundër fqinjëve të saj. Rusia marshon në Gjeorgji e Ukrainë, dërgon bombardues nuklear në bregdet, kur kemi të bëjmë me testimin e kundërshtimeve të reja, çfarë dyshimesh duhet të kemi tjetër? Dialogu nuk është strategji dhe as përgjigje adekuate ndaj agresioneve. Në Varshavë ne duhet të vendosim të rrisim praninë tonë në lindje, në mënyrë që të reagojmë. në kongresin e SHBA kam kërkuar rritjen me katërfish të fondeve për NATO-n. Por na duhet edhe një iniciativë Europiane për sigurimin, në mënyrë që të kemi të gjitha aftësitë për t'iu përgjigjur sfidave të sigurisë. Të japim burimet e njerëzore që të mos vihet në pikëpyetje siguria. Veprimet e Rusisë nuk janë të vetmet kërcënime të sigurisë tonë. ka konflikte të ndryshme, mungesa e stabilitetit në Afganistan, terrorizmi e kërcënimet kibernetike. Në Varshavë ne duhet të bëjmë më të mirën për rritjen e shpërndarjes së informacionit. Duhet të njohim e pranojmë që kriza e refugjatëve mund të zgjidhet duke rritur stabilitetin në Irak, Afganistan e Siri.
Irani nuk duhet të lejohet të marrë armë nukleare. po teston raketa që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtarë. Janë raketa që shkojnë edhe në pjesë të ndryshme të Europës, jo vetëm në Izrael e Lindjen e Mesme".
/Shqiptarja.com