Dosja Tahiri në gjykatë/ Akuzë për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Gjithashtu të pandehur do të jenë edhe 3 ish-zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta pohon se sipas burimeve nga prokuroria ndaj Saimir Tahirit dhe tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë së Vlorës rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Avokati i Jaeld Çelës, Petrit Ismaili pritet që të paraqitet ditën e sotme në Prokurorin e Krimeve të Rënda për t'u njohur me akuzën. Ndërsa Tahiri do të paraqitet ditën e nesërme në orën 13:00 për t'u njohur me akuzat e ngritura nga Prokuroria. Tre prokurorët e dosjes janë Arenc Çela, Vladimir Mara dhe Dritan Prenci.

Saimir Tahiri ka qenë në hetim edhe nga prokuroria italiane nga prokuroria e Catania-s me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj. Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për ti dhënë një personi me emrin SAIMIR dhe bizhuteri gruas së tij.

Por, pas hetimeve prej më shumë se një viti prokuroria italiane nuk gjeti prova që implikojnë ish-ministrin shqiptar të Brendshëm duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes, ndërsa në Shqipëri vijuan hetimet mbi akuzën e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës, ndërsa sot hetimet janë mbyllur dhe dosja është dërguar në gjykatë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trungu: 28/02/2019 22:38

    SA tone Kanabis dhe sa ton droge eshte baras me NJE depute? TAHIRI fajtor, for me factor eshte AVOKATE I tij she THEODHORI SOLLAKU .DREQTESIA DUHET TE FILLOJE NA AVOKATET .PER SOLLAKUN UNE DAL DESHMITAR QE LIROI AGIM BORICIN E FIERIT NGA BURGU ITALIAN ME 150 000 € PARA 10 E CA VJETESH .

    Përgjigju
  • Zoti Agolli nga Kalifornia: 27/02/2019 22:31

    Akuzat qendrojne por rrethi i fajtoreve eshte shum here me i gjere edhe me i larte

    Përgjigju
  • Altin: 27/02/2019 11:35

    Perralla me mbret.

    Përgjigju
    • Altin: 27/02/2019 15:26

      Une mendoj se tere kjo histori e trafikut eshte nje pergjigjesi jo vetem e nje ish ministri dhe kjo eshte shume qesharake edhe per drejtesine e re qe do krijohet pasi prek integritetin apo te drejtat e personify pa patur asnje prove per ta implikuar atë në kete akuze. Mendoj se nje njeri nuk mund te bej asgje vetem edhe në se donte Ta bente atë. Ish ministri eshte jo fajtor.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren