Mbyllet bashkia e fundit, Marinaj i
ASHE fiton në Malësinë e Madhe
Ja kryebashkiakët e rinj në Shqipëri

Mbyllet bashkia e fundit, Marinaj i<br />ASHE fiton në Malësinë e Madhe<br />Ja kryebashkiakët e rinj në Shqipëri
Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar bashkie në Bashkinë e Malësisë Madhe ku fitues është shpallur kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, Tonin Marinaj. Kandidati i koalicionit të majtë ka fituar përballë kandidatit të APPD-së, Aton Kokaj me një diferencë prej mbi 1500 vota.

Në përfundim të numërimit të 79 kutive të votimit, Marinaj rezulton me 54.58% të votave ose 10.334 vota gjithsej. Ndërsa kandidati i djathtë, Kokaj me 45.42% ose 8.599 vota gjithsej.

Bashkia e Malësisë së Madhe ka qenë njësia e fundit e cila ka zbuluar edhe emrin e kryebashkiakut të saj, kjo edhe për shkak të problemeve gjatë procesit të numërimit, të nisur që në gjenezë të saj, por edhe për shkak të incidenteve të shkaktuara gjatë numërimit.

Ndryshe nga njësitë e tjera në Malësinë e madhe procesi i numërimit ka nisur rreth orës 13:00 të së hënës dhe është bllokuar rreth mesditës të së martës, kur është shoqëruar edhe me përplasje të simpatizanteve në mbrëmbje. 

Është dashur ndërhyrja e KQZ-së që në Malësinë e Madhe që të rinisë pasditen e së mërkurës procesi i numërimit të votave, duke u finalizuar rreth orës 14:00 të ditës së sotme.


Incidentet

Rikthehet qetësia në ZAZ e Malësisë së Madhe, ku ka rifilluar edhe rinumërimi pas incidenteve një ditë më parë, ku i përfshirë ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste për këtë zonë Paulin Sterkaj.
 
Ishte ndërhyrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke dërguar 2 inspektor, në këtë bashki për të ndjekur nga afër situatën dhe për t’i dhënë zgjidhje procesit.
 
Por rifillimi erdhi edhe pas ndërhyrjes së partive kryesore politike me komisionerët e tyre. Për t’u numëruar kanë mbetur edhe 20 kuti votimi, por avantazhi prej 1 mijë votash i kandidatit të Partisë Socialiste, nuk pritet të ulet, çfarë e bën që e majta të marrë një tjetër bashki të rëndësishme në veri të vendit.
 
Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso deklaroi se kjo vjen si pasojë e situatës të tensionuar. Ndërsa përfaqësuesi i PS Genci Gjonçaj ka kërkuar që të zhbllokohet sa më parë procesi dhe të rinisë numërimi.
 
Bashkia e Malësisë së Madhe është e vetmja njësi ku ende nuk është përcaktuar se kush do të jetë kryebashkiak.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa