Mbyllet gjykimi për Dosjen '339', dënohen 21 komisionerët e Shijakut për krime zgjedhore në zgjedhjet e 2017

Gjykata e Durrësit ka mbyllur gjykimin për dosjen 339, duke dënuar 21 komisionerët e Shijakut për krime zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2017.

Prokuroria e përfaqësuar nga Afrim Shehu kërkoi dënim me burg dhe gjykata vendosur t'i shpallë fajtorë për akuzat.  21 komisionerët akuzohen për krime zgjedhore dhe me pranimin e fajit nga ana e tyre kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar duke ulur dënimin me 1/3.

21 komisionerët të PS, PD, LSI dhe PR, 8 janë në arrest shtëpie, 11 nga komisionarët janë në burg dhe 3 po hetohen në masën ‘detyrim paraqitje’. I hetuari i 22-të është një qytetar, që akuzohet se ka votuar në emër të personave të tjerë që kanë qenë në emigrim, jo në Shqipëri.

Shpëtim Marku dënohet me 2.6 vite burg por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1.8 vite burg.

Redi Hysa dënohet me 2.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1.8 vite burg.

Indrit Bici dënohet me 2.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1.8 vite burg.

Orkida Lala dënohet me 1.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1 vit burg.

Jakup Bregu dënohet me 2.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1.8 vite burg.

Qemal Domi dënohet me 1.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1 vit burg.

Amarild Zeza dënohet me 4.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 3 vite burg.

Të gjithë të tjerët që janë dënuar me tre vjet heqje lirie iu mbeten 2 vjet dënim nga gjykimi i shkurtuar.

Përveç dënimit me burg Gjykata e Durrësit ka vendosur të dënojë edhe me heqjen e të drejtës se ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet për 21 komisionerët.

Sipas SPAK, që udhëhoqi hetimet ne vitin 2020, në qendrën e votimi në Shetel, ata kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur pranë tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Prokuroria e Posaçme thotë se ka provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të cilët nuk kanë qenë në Shqipëri, ditën e zgjedhjeve. I njëjti skenar është zbatuar edhe në dy qendrat e votimit në fshatin Rubjek. Në njërën prej tyre është votuar për 7 shtetas që nuk kanë qenë në Shqipëri ndërsa në tjetrën për 23 persona, edhe ata jashtë vendit tonë ditën e zgjedhjeve.

I përfshirë ka qenë edhe shtetasi Armelin Zeka, që ashtu si edhe komisionerët zgjedhor akuzohet për veprën penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla