Mbyllet konkursi për drejtor në Teatrin Eksperimental, ja kush janë 2 kandidaturat

Konkursi për drejtor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është mbyllur prej dy javësh. Ndonëse, në garë janë vetëm dy kandidatë Kiço Londo edhe Jonida Beqio, Ministria e Kulturës nuk ka bërë asgjë publike deri më tani. Reagimi i tyre, është vetëm se: “Është kryer procedura e konkursit. Është proces në vazhdim. Nuk ka përfunduar”.

Sipas burimeve, tanimë ministrja e Kulturës ka firmosur për drejtor të ri në TKES, emrin e Jonida Beqos. Por pritet edhe miratimi i qeverisë.

Aktualisht, Beqo është drejtoreshë në Teatrin e Metropolit. I duhet edhe një vit që t’i përfundojë mandatin 4-vjeçar. Ajo u rikthye pas 16 vitesh nga Amerika dhe strategjia që solli para tre vitesh në këtë teatër, ishte edukimi i të rinjve përmes artit. Strategji kjo, e cila ka nisur që të aplikohet edhe në disa klasa në shkollat 9-vjeçare. Jonida Beqon e kemi parë në skenën e Metropolit, jo vetëm si autore dhe regjisore, por edhe aktore e kostumografe të shfaqjeve, që janë vënë në skenë.

Ndërsa, regjisori Kiço Londo gjatë këtij qëndrimi 4-vjeçar si drejtor i TKES-së, bëri një rikonceptim të godinës teatrore, duke shtuar sallat e shfaqjeve. Në punën e bërë në këtë teatër vend të rëndësishëm zënë jo vetëm shfaqjet me fëmijë të ngjitura në skenë nga regjisorë të rinj, por bashkëpunimi me teatrot e rretheve, nëpërmjet lëvizjes së trupave teatrore.  

Nëse regjisorja Jondia Beqo nuk është shprehur asnjëherë, se çfarë mendon për shembjen e Teatrit Kombëtar, nuk duhet të harrojmë se Kiço Londo ka qenë përherë kundër shembjes së kësaj godine.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PETRAQI: 21/12/2018 14:46

    IMAGJINONI BEHTE KONKURS PER DREJTOR TEATRI,NDERSA PER DREJTOR OSHEE VENDOSET ME NJE FJALE GOJE ,DHE TE MENDOSH QE OSHEE ESHTE KOMPANIA ME E MADHE NE SHQIPERI.(KOMUNALE HESAPI)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha nuk e do Gazment Bardhin në karrigen afër, kërkesë në parlament: Në të majtë dua Agalliun, djathtas Kreshnik Çollakun

Basha nuk e do Gazment Bardhin në karrigen afër, kërkesë në parlament: Në të majtë dua Agalliun, djathtas Kreshnik Çollakun