Mbyllet provimi i gjuhës së huaj
Ministria: Anglishtja më e zgjedhura

Mbyllet provimi i gjuhës së huaj<br />Ministria: Anglishtja më e zgjedhura
46 mijë maturantë kanë dhënë sot provimin e parë të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Provimi nisi në orën 10:00 nën masa të rrepta sigurie, ku u angazhuan Policia e Shtetit dhe të gjitha strukturat e Ministrisë së Arsimit. Niveli mesatar i testit bëri që shumë maturantë të përfundonin provimin para orës 12:30, që ishte vendosur nga Ministria e Arsimit. Maturantët që zhvilluan provimin në shkollën “Petro Nini Luarasi” për A1 Report u shprehen se testi ishte i nivelit mesatar dhe presin që të vlerësohen maksimalisht.

0-0:3, 00:9-00:21, 00:04-00:14

Sipas Ministrisë së Arsimit pjesa më e madhe e maturantëve kishin zgjedhur anglishten, si provimin e detyruar të gjuhës së huaj, ndërsa më pas vinte italishtja, gjermanishtja dhe frëngjishtja.
 
Testi kishte 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje ishin me alternativa, që vlerësohen me 1 pikë secila dhe 12 pyetje me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet me 50 pikë dhe për të qenë kalues duhet të grumbullohen 20% të pikëve. Edhe këtë vit teza e provimi doli vetëm pak momente pas nisjes se tij, nga disa maturante në shkollën “Sami Frashëri”, të cilët përdorën mjetet teknologjike.
 
Rezultatet e provimit pritet te publikohen deri në datën 6 qershor.
 
Provimi i radhës i maturës shtetërore do të jetë ai i Gjuhë Shqipe dhe Letërsisë, në datën 29 maj, më 9 qershor provimi i matematikës dhe në 19 qershor do zhvillohen dy provimet me zgjedhje.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve