Pas dëbimit të dy diplomatëve, mbyllet shkolla private iraniane në Tiranë! Ministria e Arsimit: Falimentuan

TIRANË- Shkolla jo publike parauniversitare iraniane "Saadi", e cila ushtronte aktivitetin e saj në Tiranë që prej vitit 2000 është mbyllur me një vendim të firmosur nga ministrja e Arsimit Besa Shahini. 

Kjo shkollë financohej nga fondacioni "RUMI", i cili në Tiranë përfaqësohej nga Seyed Ahmad Hosseini Alast. Ky i fundit është një emër i njohur në Shqipëri, pasi është një nga diplomatët iranian të cilët u dëbua nga Shqipëria më 15 janar dhe u shpall i " padëshirueshëm".

Megjithatë burime zyrtare nga ministria e Arsimit bëjnë me dije se kanë qenë drejtuesit e kësaj shkolle që kanë kërkuar mbylljen për shkak se kanë falimentuar dhe se nuk është një masë nga Shqipëria, pas dëbimit të dy diplomatëve.

"Shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese, dhe jo për arsyet që janë raportuar në shumë portale pa bërë as më të voglin verifikim me stafin e MASR", njofton Ministria e Arsimit. 

Mbyllja e shkollës SAADI

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 24/01/2020 09:54

    Arbër ke harrua shkollat greke që janë po si ato turke, arabe e sllave. Në mos më keq.

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/01/2020 17:41

    Jo vetëm kjo shkollë , por edhe të gjitha tjerat shkolla që paguhen nga jasht vendit duhet mbyllur sa më parë...!!! Na e katandisën rinin shqipëtare sllavët dhe turko-arabët...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja