Mbyllet telenovela Icardi, 26-vjeçari zgjat kontratën me Interin dhe transferohet te Paris SG

Mbyllet telenovela Icardi, 26-vjeçari zgjat kontratën me Interin dhe transferohet te Paris SG

Në ditën e fundit të merkatos ka marrë fund edhe një nga telenovelat më të gjata të verës, ajo e Mauro Icardi-t. Gjatë mbrëmjes të së dielës dhe në orët e para të mëngjesit të se hënës është arritur marrëveshja mes Interit dhe Paris SG për kalimin e sulmuesit në Francë.

Mediat italiane shkruajnë se Icardi në mesditë së bashku me gruan dhe agjenten Ëanda Nara do të niset nga Malpensa drejt kryeqytetit francez, pasi në orën 17:00 do të kryej vizitat mjekësore. Për 26-vjeçarin marrëveshja u arrit në bazë të formulës së huazimit për 5 mln euro si dhe blerjen përfundimtare sezonin e ardhshëm për 65 mln euro.

Gjithashtu në orët e para të mëngjesit është arrituir marrëveshja mes Interit dhe Icardit për zgjatjen e kontratës e cila është firmosur nga palët deri në vitin 2022. Kujtojmë se që nga uaji shkurt marrëdhëniet mes Interit dhe Icardi-t kanë qenë shumë të tensionuara.

Fillimisht 26-vjeçarit iu hoq shiriti i kapitenit, ndërsa më pas u përjashtua nga ekipi. Më tej Icardi refuzonte të bashkohej me skuadrën, ndërsa gjatë verës nuk mori pjesë as në turret përgatitore.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi/ Korreshi: Shqiptarët nuk marrin dot pronat, legalizimet për vota! ju rilindët varfërinë, Noc Rrokun u keni dhënë shqiptarëve

Kuvendi/ Korreshi: Shqiptarët nuk marrin dot pronat, legalizimet për vota! ju rilindët varfërinë, Noc Rrokun u keni dhënë shqiptarëve