Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, me anë të një postimi në rrjete sociale, thotë se mbyllja e 3 kapitujve të parë në kuadër të procesit të integrimit në BE, është një moment historik që pasqyron transformimin dhe rezultatin e punës së Shqipërisë.
Postimi i Ferit Hoxhës
Disa data kyçe që tregojnë historinë mbresëlënëse të një udhëtimi të jashtëzakonshëm:
14 tetor 2024 – Shqipëria nuk kishte hapur asnjë kapitull negociues.
17 nëntor 2025 – Shqipëria kishte hapur të 33 kapitujt negociues.
26 maj 2026 – Shqipëria u bë vendi i parë negociues që arriti #IBAR sipas metodologjisë së re.
14 korrik 2026 – Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të negociatave duke mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë:
Kapitulli 25 – Kërkimi Shkencor
Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura
Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë
Ato që duken si data në një afat kohor janë në fakt momente historike që pasqyrojnë një transformim të jashtëzakonshëm, rezultat i punës së palodhur, angazhimit të vërtetë dhe të vazhdueshëm institucional, vendosmërisë së fortë dhe vullnetit të palëkundur politik.
Kur ambicia përputhet me rezultatin, progresi bëhet i mundur, i dukshëm, i matshëm, real.
"Muri i zgjerimit" po ndryshon përsëri.
Lajmi kryesor:
Integrimi/ Sot konferenca e IX-të Ndërqeveritare Shqipëri - BE! Rama në Bruksel për mbylljen e 3 kapitujve të parë! Kos: Një tjetër hap i rëndësishëm










