Masa më të rrepta do të zbatohen nga e hëna 26 tetor në Bruksel, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

19 kryetarët e bashkive të kryeqytetit belg u takuan sot dhe vendosën ndalimin e qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 06:00.

     Ndër të tjera është vendosur

  - Mbyllja e qendrave kulturore, të tilla si teatrot dhe kinematë

   - të ftuarit në dasma nuk duhet të kalojnë 10

   - përdorimi i detyrueshëm i një maske kudo

   - anulimi i ngjarjeve sportive joprofesionale

   - ndalimi i mbledhjes së më shumë se katër personave në vende publike

   - anulimi i eventeve të Halloëeen-it

   - anulimi i udhëtimeve shkollore

   - mbyllja e dyqaneve në orën 20.00.

Të Premten, ekspertët dhanë alarmin, duke theksuar se javën e ardhshme rastet ka shumë të ngjarë të kalojnë 20,000 në ditë.

"Të dhënat tregojnë dyfishim çdo nëntë ditë", tha Steven Van Goth, një virolog dhe zëdhënës i Covid-19. Në veçanti, ai vuri në dukje se "të hënën, Belgjika regjistroi pothuajse 13,000 raste në një ditë dhe këtë javë, ne ndoshta do të vazhdojmë me 20,000 raste në ditë".