Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi

Sa i takon vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, konsulenti i marketingut Daniel Nikoll i ftuar në Report Tv flet edhe se si po reagon Britania e Madhe për këtë platformë. Nikolla thekson në emisionin ‘Repolitix’ se në Angli po zhvillohet një diskutim i gjerë për të gjithë rrjetet sociale, përfshirë TikTok, duke përfshirë takime të shumta me liderët e kompanive për të siguruar mbrojtjen e të rinjve dhe përdoruesve të tjerë.

Ai shprehet kundër mbylljes së kësaj platforme, duke theksuar se edukimi dixhital duhet të jetë një lëndë e detyrueshme, një orë përjavshme, për të edukuar shoqërinë për rreziqet që vijnë nga interneti. Nikolla thekson se mund të vendosen edhe filtra për përmbajtje që promovojnë dhunë.

"Në Angli ka diskutim të gjerë për të gjithë rrjetet, përfshirë edhe TikTok. Ka ndodhur një mori takimesh me liderët e kompanive kur vjen puna tek siguruar që ofrojnë për të rinjtë dhe përdoruesit e tjerë. Është krijuar një legjislacion që i jep më të drejtë të shtuar qeverisë për t’i kërkuar më shumë llogari dhe ndryshime platformave, Meta dhe TikTok janë platformat që i është kërkuar më shumë ndryshim për algoritmin që kanë për të rinjtë. Është fushatë e gjerë në radio, media të tjera kur vjen puna për edukimin dixhital. Është ndalur instalimi TikTok për ata që punojnë për shtetin. Platforma mëmë që e ka në pronësi është kineze. Edhe në vende si Amerika i është dhënë një afat kohor t’ia shesë një kompanie të bazuar në Amerikë. Do isha për edukim dixhital të shoqërisë, duke nisur që nga institucionet edukative, duhet të jetë një lëndë, një orë e përjavshme. Kjo nuk ndikon vetëm në përdorimin e platformave, por edhe në parandalimin e këtyre fenomeneve. Ka filtra që aplikohen për të ndaluar shikueshmërinë e këtyre materialeve ose diskutimi me TikTok për filtrimin e materialeve", tha Nikolla.


Lajmi kryesor:

Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Kompania mund të kërkojë dëshmpërblim! Nikolla: Duhet edukim


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Shkodër, qindra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes

Krishtlindja kremtohet edhe në Shkodër, qindra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes