Mbyllja e universiteteve, Fuga
'Pozitive, kishim diploma pa vlerë'

Mbyllja e universiteteve, Fuga<br />'Pozitive, kishim diploma pa vlerë'
Profesor Artan Fuga një nga partizanët e reformimit të arsimit të lartë, kryesisht në aspektin akademik shprehet se kishte ardhur koha që të ndërhyhej në arsimine  lartë. Diplomat duhet ti përshtaten tregut të punës shprehet ai.

“Reforma është e legjitimuar e justifikuar pozitive dhe qe çon ne emancipimin e shoqërisë. Të eleminohet rënia e vleres së diplomave sepse ato janë të palidhura me tregun, me punësimin dhe nuk realizojnë një integrim të rinisë. Familja shqiptare dhe shoqëria shqiptare paguan sikur do të formohet një nobelist ose një shkencëtar dhe në fakt merr si paketë një të papunë.” u shpreh Fuga

Ndërsa për problemin social që krjiohet me mbylljen e 18 unievrsiteteve private dhe transferimin e rreth 5800 studentëve Fuga thotë se duhet të transferohen në universitetet shtetërore më të afërta me vendbanimet

“Vendimi i drejtë që për mua shprehu Ministrja Nikolla ishte që shteti merrte përsipër t’ju jepte të drejtë të gjthë studentëve të cilët e pesojnë në një farë mënyre nga mbydhja e disa operatorëve publikë dhe privat të arsimit të lartë, t’ju japë të drejtën këtyre nga rajonet nga vijnë të shkojnë edhe në univeristet publike dhe ta mbarojnë shkollen atje. Kjo lehtëson problemin social.” tha shefi i departamentit të gazetarisë

Lidhur me vendimet e marra nga qeveria që penalizojnë universitetet private që nuk ploëtsojnë kriteret ligjore, shefi I departamentit të gazetarisë thotë se të gjithë universitetet publike dhe private duhet të kenë kritere të njëjta.

Reforma arsimore ka prekur edhe universitet publike, disa filiale në rrethe mbyllen si dhe pezullohen doktoraturat në një sërë degësh. Për doktoraturat e publikes, pjesë e të cilës fuga është, shprehet se ishin kthyer në inflacion.

“Disa shkolla të larta kanë pasur mangësi, se cilat janë dhe ku janë, këto i di ekipi që ka bërë verifikimet. Sot operatorët privat dhe publik duhet të vihen jo vetëm në fushën e arsimit por edhe në fushën e kulturës dhe të ekonomisë me të njëjtat kritere.” përfundoi Fuga
 
Arsimi nuk eshte mall qe shitet e blihet,shton Fuga, sipas tij, kryesore ëhstë të happen degë të reja që I shërbejnë tregut, në mënyrë që të rinjtë më marrin një profesion, pra të mos kemi më vetëm universitete ideologjike. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm