TIRANË - Një ditë pas vendimit për mbylljen e 18 Universiteteve private dhe 7 filiale të Universiteteve publike, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një intervistë për A1 Report ka bërë të ditur se do të ketë edhe kallëzime penale me emra konkretë për abuzuesit, duke i vendosur ata para drejtësisë.
 
Sipas ministres Nikolla në 24 vite nuk është bërë asnjë kontroll nga ana e institucioneve përgjegjëse për Universitet publike apo private, që ka sjellë edhe degjenerimin e Arsimit të Lartë.
 
Më tej Nikolla ka shtuar se janë bërë gati dosjet ku janë evidentuar shkeljet ligjore të bëra nga ana e abuzuesve apo drejtuesve të institucioneve.

Lindita Nikolla ndërsa ka siguruar se të gjithë studentët e Universiteteve apo filialeve që mbyllen do të sistemohen tek Universitetet publike u ka bërë apel studentëve që të kenë kujdes me dokumentacionin. Ndërsa u ka kërkuar Universiteteve që mbyllen që të lehtësojnë dhënien e dokumenteve për studentët e tyre, në mënyrë që të mos bëhen pengesë për të rinjtë.
 
Përgjatë intervistës për gazetarin Arbër Hitaj, ministrja e Arsimit ka hedhur poshtë edhe akuzat opozitës për kontrollin e kryer mbi Universitetet duke theksuar se procesi ka qenë transparent.

Lindita Nikolla ka folur edhe për diplomën e saj të Masterit të marrë tek Universiteti privat “Albania University”(ish- Universiteti UFO) që është listën e institucioneve të arsimit të lartë që u pezullohet licenca.
 
Nikolla ka sqaruar se pjesëmarrja në këtë Universitet ka qenë pasi qeveria Berisha në vitin 2008-2009, ofroi në bashkëpunim me Universitetin UFO (sot “Albania University”) një program të madh për kualifikimin e administratës, për zyrtarët e lartë të administratës publike dhe të zgjedhurve vendorë.
 
“Edhe diplomën e këtij Masteri ende nuk e kam tërhequr,pasi më duhej dija që vinte nga disa profesorë të nderuar”- thekson Nikolla, duke u shprehur se e ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera atë program studimi. 


Intervista e plotë e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për A1 Report

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, në një intervistë për A1 Report, flet për reformën e filluar në arsimin e lartë. Pyetjes në lidhje me akuzat e opozitës se ky është një proces jotranparent dhe piramidal, ministrja i përgjigjet?
 
Sinqerisht ndjehem keq që opozita e vendit tim e trajton këtë moment që vërtetë është historik në këtë mënyrë. Por përtej kësaj jam e vendosur dhe i bëj ftesë kujtdo kolegu dhe të opozitës qoftë edhe kryetarit të saj Basha, apo kujtdo tjetër, për t’iu përgjigjur dhe për të bërë gjithë transparencën e mundshme gjithçka që unë pashë gjatë këtij inspektimi. Kur them unë, inspektimi, pra institucioni i Arsimit dhe Sportit pamë këtë katrahurë ku ishin futur këto institucione të arsimit të lartë në vend, të cilëve iu hoq licenca dhe mbyllen.

Është një reformë e vërtetë, në fakt është e tepërt ta quash reformë, pasi reformat e vërteta që do të shëndoshin sistemin janë ato që vijnë më pas. Por është një ndërhyrje e rëndësishme për të hequr pjesën e kalbur nga sistemit të arsimit të lartë në vend. Është vetëm hapi i parë, ashtu edhe një hap i rëndësishëm për të garantuar ngritjen e themelit të ligjit ekzistues në Arsimin e Lartë, por njëherësh edhe një garanci për seriozitetin e bashkëpunimit me agjencinë britanike të njohur ndërkombëtarisht për cilësinë që ofron në bashkëpunime të tilla, anëtare enkas e cila do të mundësojë procesin e akreditimit dhe rankimit.

Nuk di se çfarë do të thotë opozita nëse rezulton pas procesit që do të kryej kjo agjenci prestigjioze se edhe universitete të tjera publike apo private duhet të mbyllin dyert e tyre. Ndaj kërkoj qetësisht që ta lexojnë siç është e vërteta, i kërkoj kujtdo që të vijnë ta lexojnë transparencën. Sot ju bë prezent një moment model transparence me secilin prej këtyre institucioneve të cilat pezullohen. Ndërkohë që ju them se ajo që ka ndodhur në këto 6-muaj që është bërë inspektimi nuk ka qenë mungesa e transparencës, por ka qenë një model komunikimi për herë të parë në këtë vend dhe që i kishte munguar inspektimit të Arsimit të Lartë për 20 e kusur vite.
 
lindita nikolli

Zonja ministre çfarë do të ndodhi me studentët që aktualisht studiojnë në këto universitete?
 
Ne kemi parë numrin e këtyre studentëve, rezultojnë rreth 5820 studentë ata që rrezikojnë vijueshmërinë për shkak të mbylljes së 18 institucioneve të Arsimit të Lartë privat. Ju garantojmë atyre dhe familjeve të tyre që do të ecin në rrugën e studimeve të tyre duke ofruar mundësitë në institucionet publike të Arsimit të Lartë nga rajonet ku ata jetojnë dhe vijnë sepse jemi një qeveri ndryshe.

Besoj kemi dhënë mjaftueshëm nga disa argumentet e parë që marrim përgjegjësi edhe kur fajet për këtë përgjegjësi nuk janë tonat, por marrim përgjegjësi dhe zhvillojmë një protoganizëm krejtësisht të panjohur duke e drejtuar dhe orientuar këtë emergjencë pikërisht jo duke thënë merrni rrugët dhe zgjidheni si të doni se është një kontratë e juaja me privatin, siç ligji në fakt e thotë.

Por duke qenë krah tyre për t’i orientuar dhe për të mundësuar pikërisht që Universitetet publike të jenë porta e parë, por duke respektuar dhe çdo vendimmarrje tjetër që vjen nga studentët. Ndaj ekipet e punës po punojnë për studimin e të gjitha dosjeve të këtyre studentëve për vërtetësinë e tyre.

Nga ana tjetër për orientimin e mirëshkollimit dhe vijueshmërinë e edukimit në këto institucione që përmenda më sipër. Ndërkohë sot ne do të kalojmë një udhëzim dhe një urdhër të posaçëm. Përfitoj t’i drejtohem të 18 institucioneve që mbyllen që të krijojnë hapësirat e nevojshme duke operuar në kohën e duhur për t’i pajisur studentët me dokumentacionin e duhur e të nevojshëm për ta paraqitur më pas në institucionet ku do regjistrohen për të vijuar studimet e tyre.

Nuk ka anashkalim, nuk ka krijime të reja institucionesh të reja të arsimit privat për t’i favorizuar. Ka një rast emergjente të cilën qeveria e shpall hapur të qenit anë dhe pjesë e zgjidhjes së situatës. Ndërkohë e ripërsëris që është e rëndësishme që studentët vetë të tërheqin dokumentacionin dhe nga ana tjetër komisioni të sigurojë dhe garantojë që çdo dosje është konform ligjit dhe konform së vërtetës dhe sigurisë që këto dokumentacione përcjellin.

lindita nikolli
 
Doja të flisnim pak për shkaqet se pse sistemi I lartë arsimor, pati atë problematikë që edhe ju keni publikuar. Ndërkohë mos harrojmë se në vjeshtë të këtij viti, do të dalin në pah edhe problemet me mësimdhënien?
 
Papërgjegjshmëri qeveritare ndër vite, por e agravuar shumë 8 vitet e fundit dhe me mungesë totale të inspektimit. Nuk ka pasur, këtë nuk e them unë, por e thotë çdo institucion, inspektim të këtij lloji. Inspektim në referenca të pastra ligjore në transparencë të plotë gjithëpërfshirës me masa të vërteta duke shkuar deri në fund. Ky është vullneti ynë sepse e kemi të panegociueshëm cilësinë në arsimin e lartë dhe në formimin e të rinjve dhe të rejave shqiptare.

 Ju thatë në deklaratën tuaj se do të ketë edhe penalizime për ata që kanë shkelur ligjin, do të thotë që do të dorëzoni kallëzime penale?
 
Po sigurisht, ne jemi vetëm Ministria e Arsimit dhe Sportit, jetojmë në një shtet demokratik. Janë institucione të tjera, institucione të drejtësisë ato që kanë përgjegjësinë për t’i marrë dhe për t’i çuar deri në fund gjithçka që vjen si kallëzim penal nga institucioni i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Pra te dosjet nuk janë vetëm informacionet, por edhe provat e nevojshme për institucionin dhe emra konkretë personash që kanë abuzuar me detyrën, si në institucionet publike, por edhe tek institucionet private të arsimit të lartë.

Ekspertët dhe drejtoria juridike po punon fort që rast pas rasti ne t’i bëjmë ato prezente pranë organeve të drejtësisë. Nuk kemi dorëzuar pasi filluam me hapin e parë. Respektuam raportin final që erdhi nga grupet e inspektimit dhe në çdo raport final të grupeve të inspektimit ka edhe propozime që lidhen edhe me kallëzime penale. Por që të formalizohet në trajtën juridike, padyshim kërkon kohën dhe ekspertizën e nevojshme që është e mundur sepse është vullneti i duhur i këtij institucioni, i kësaj qeverie që të marrë njëherë e përgjithmonë fund abuzimi me shkollimin dhe mirë shkollimin e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë.

lindita nikolli
 
Nuk mund t’ju lë pa pyetur për çështjen e “Albania University”, fakulteti që keni mbaruar studimet master, që gjithashtu iu pezullua licenca. Ç’mund të themi në lidhje më këtë çështje?

Të falënderoj shumë për pyetjen sepse edhe te ju ka ardhur shumë ndryshe. Unë kam përfunduar fakultetin në vitin 1989, jam pak më e madhe nga sa dukem, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dega Matematikë. Besoj e kuptoni që ka qenë një Fakultet tejet e vështirë me nxënës shumë të përzgjedhur, na është dashur shumë punë e mund për t’ia dalë mbanë. Kam punuar shumë vite si mësuese e matematikës dhe më pas si drejtuese në gjimnaz të Tiranës. Në vitin 2007 jam përfshirë në poetikë duk fituar një garë për njësinë numër 1, që ka qenë një shtoi një Universitet tjetër për mua, Administrimi dhe Menaxhimi komunitar në atë njësi.

Në vitin 2008-2009, qeveria Berisha ofroi në bashkëpunim me Univeristetin UFO asokohe, sot “Albania University”, një program të madh për kualifikimin e administratës, për zyrtarët e lartë të administratës publike dhe të zgjedhurve vendorë. Ishte një gjë që ndodhte specifikisht për të zgjedhurit vendorë për herë të parë. Studiova programin, pashë edhe trupën e profesorëve që e ofronin këtë formim. Ndjeva që e kam të nevojshme në një moment të jetës sime, kur gjithë ato vite mbi 15 vite kisha investuar vetëm në mësimdhënies e matematikës, kisha nevojë dhe njeriu ka gjithmonë nevojë për dijen, sepse për mua është e rëndësishme dija. Edhe diplomën e këtij Masteri ende nuk e kam tërhequr,pasi më duhej dija që vinte nga disa profesorë të nderuar.

Mund t’iu tregoj nëse ju investigoni se kam qenë studente e shkëlqyer dhe kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera, por kjo nuk do të thotë asgjë e rëndësishme është që për momentin ky fakt nuk ka ndikuar fare që unë të mbaj anë me këtë apo me atë institucion. Sepse drejtësia ka qenë parimi me të cilin jemi udhëhequr dhe padyshim mjeti i nevojshëm, lidhje dhe respekti për vendosjen e ligjit. Kjo është e vërteta e atij masteri, atij programi do të thoja për të modernizimin e administratës dhe të zgjedhurve vendorë që kryeministri Berisha zgjodhi ta bënte me Universitetin UFO. Ashtu sikurse rëndom sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ofron programe për administrimin në sport dhe unë jam angazhuar për ta ndjekur edhe atë program.

Por kjo nuk do të thotë si më duhet të kem si ministre sporti të kem disa njohuri ekstra dhe  për sportin. Unë jam angazhuar publikisht se do ta ndjek edhe këtë program, por kjo nuk do të thotë se unë do të mbaj me hatër Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar apo historira të tjera, parimi im është dija. Formimi im i vërtetë është Matematikë e përfunduar në vitin 1989 e përfunduar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)