TIRANË- Policia e Tiranës ka shpërndarë një protestë që tentoi të mbahej përpara ambienteve të kryeministrisë ditën e sotme.

Mësohet se protestuesit ndodheshin aty në mbështetje të imamit të vetëshpallur Genc Balla, i cili ndodhet në regjimin 41 bis, për shkak se është i akuzuar për terrorizëm. Mbështetësit e tij nuk u lejuan që të vazhdonin protestën nga ana e policisë, kjo për shkak se vendi është në kohë pandemie dhe grumbullime të tilla përbëjnë rrezik në përhapjen e virusit.

Deri më tani janë shoqëruar në Komisariat 30 persona.

Genci Balla është dënuar me 17 vite burg si  kreu i grupit që rekrutonte luftëtarë nga Shqipëria drejt Sirisë. Ai ishte vendosur në regjimin “41 bis”, por u transferua me urgjencë në spitalin e burgut në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte në grevë urie

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:30
I shoqëruar për protestën përpara kryeministrisë, del nga komisariati: Ishte absurde, na arrestuan për terrorizmin

Olsi Jazexhi është një prej personave të shoqëruar në komisariat për zhvillimin protestës përpara kryeministrisë. Për Report Tv ai tha se shoqërimi i tij ishte i paligjshëm dhe me justifikimin e antiterrorit.

"Sapo jam liruar nga rajoni nr. 6 i policisë ku jam shoqëruar sot me justifikimin absurd të antiterrorit sikur planifikoja të bëja protestë të jashtëligjshme."