GRAMSH-Një 40-vjeçar është mbytur aksidentalisht paraditen e sotme në Liqenin e Banjës.

Pas njoftimit, shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses  kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim dhe me forcat speciale  RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Viktima është me inicialet V.K. 40 vjeç,  banues në fshatin Zamsh, Gramsh.