TIRANË - "Burg përjetë". Këtë dënim ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për Agron Llapushin, i cili vrau gruan e tij 35-vjeçare Alketën në 1 prill të këtij viti.
Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Çekin në komunën Pishaj të Gramshit. Llapushi u dorëzua vetë në polici pak kohë pasi kreu krimin dhe pranoi se kishte mbytur me duar dhe litar gruan ndërsa ishin duke punuar në arën familjare.
Ai kishte vetëm 4 ditë që ishte kthyer nga emigrimi në Greqi, pasi nuk kishte mundur të fitonte të ardhura.
Sipas dëshmisë së tij gjatë gjykimit, Llapushi është shprehur se ka qenë mungesa e burimeve financiare shkak i acarimit të situatës me bashkëshorten e tij, debat i cili çoi deri në vrasjen e saj.

(Në foto, banesa ku ndodhi krimi)
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com