SHËNGJIN - Vdekja e 8-vjeçcares kosovare pasi u mbyt në ujërat e plazhit të Shëngjinit është shoqëruar me procedim penal karshi dy mjekeve të urgjencës. Këto të fundit nuk ndodheshin ne vendin e punës kur në urgjencë mbërriti telefonata për ngjarjen, ndërsa vonesa për t’i dhënë ndihmën e parë, rezultoi fatale për të miturën.
...
Dy mjeke të Qendrës Shëndetësore në Shëngjin do të procedohen penalisht pasi nuk kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore në kohë në rastin e një 8-vjeçareje nga Kosova e cila u mbyt të Martën në Plazhin e Shëngjinit.
Domenika K. Dhe Gjelina G. akuzohen për shpërdorim detyre.
Nga hetimet e nisura pas vdekjes së të miturës ka rezultuar se pas telefonatës në qendrën Shëndetësore për t’i ardhur në ndihmë Gabriela Çetës, asnjë nga stafi i urgjencës nuk ndodhej në Qendren Shendetesore. Kjo ka bërë që drejt vendit të ngjarjes të nisej vetëm ambulanca pa mjeke, ndërkaq kjo rezultuar fatale për tëtë-vjecaren Gabriela Ceta, e cila gjeti vdekjen.
Burime pranë policisë së Lezhës thonë se mjeket kanë pohuar se për shkak të afërsisë u nisën në këmbë për të mbërritur në vendngjarje, por ambulanca e mbërritur para tyre, e kishte transportuar 8-vjecaren drejt spitalit të Lezhës, destinacion në të cilin ajo nuk mbërriti dot e gjallë.
Gabriela Çeta, ndodhej me pushime me prindërit e saj, një cift kosovar nga Prizreni, të cilët kishin zgjedhur plazhin e Shëngjinit për të kaluar pushimet.
Pasditen e së Martës e mitura është shkëputur për një moment nga prindërit dhe është futur në det. Sapo kanë pikasur se e vogla po mbytej, pushues dhe të afërmit e saj kanë hyrë në det për ta shpëtuar, dhe e kanë nxjerr në breg. Me mbërritjen e ambulancës me vonesë dhe me ndihmën e dhënë, 8-vjeçarja fatkeqësisht nuk nuk ka arritur të mbijetojë dhe është dërguar e pajetë në spital.
Çifti kosovar nga Prizreni dhe fëmija i tyre, ndodheshin me pushime prej 1 jave në Shëngjin.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com