KAVAJË - Policia e Kavajës ka proceduar penalisht 3 persona për mbytjen në plazhin e Qerretit të dy prindërve të fëmijës 7-vjeçar, Jeta dhe Sinan Shala, përkatësisht 46 dhe 48 vjeç.
Bashkëshortët Shala u mbytën pasi hynë në det për të shpëtuar jetën e fëmijës së tyre që rrezikonte të mbytej nga dallgët e mëdha.
Mësohet se deri tani janë proceduar penalisht shoferi i ambulancës, mjeku dhe infermieri që kanë qenë në punë ditën e ngjarjes. Ata akuzohen për vonesë në dhënien e ndihmës së parë mjekësore.
Ka pasur mangësi në nisjen për dhënien e ndihmës së parë të stafit mjekësor të urgjencës në spitalin e Kavajës.
Pavarësisht se ambulanca ishte në gatishmëri mjeku, infermieri dhe shoferi erdhën 20 minuta me vonesë. Nëse do të vinin më shpejt mund të shpëtohej jeta e njërit prej prindërve.
Procedimet penale janë depozituar në Prokurorinë e Kavajës ndaj personelit të urgjencës dhe do të nisë kallëzimi penal.
Ende nuk janë bërë të ditur emrat e personelit të urgjencës ndaj të cilëve është nisur edhe procedimi penal, që kanë qenë në detyrë në momentin e ngjarjes.

(Në Foto: Vendi ku familja Shala po bënte plazh në Qerret të Kavajës)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO