Një ditë pas mbytjes së 22-vjeçarit Ervis Spahiu në Gjirin e Lalzit, deputetja e PD-së Fatbardha Kadiu, ka ngritur shqetësimin e mosfunksionimit të rojeve bregdetare. Deputetja Kadiu akuzon institucionet e pushtetit vendor dhe atij qendror, që nuk i japin zgjidhje shërbimit të rojeve bregdetare për të garantuar jetën e pushuesve.
Madje ajo shkruan se është bërë një lëmsh institucional në lidhje me kompetencat që ka pushteti vendor apo Agjencia për Mbrojtjen e Bregdetit për menaxhimin e rojeve bregdetare dhe pasojat e kësaj i vuajnë shqiptarët. Kadiu shkruan se bizneseve të plazhit nga njëra anë u janë rritur taksat për vendosjen e kullave të vrojtimit, por ende nuk është bërë transparencë sesi do të funksionojnë këto kulla të shkatërruara.
Statusi i plotë i deputetes së PD-së:
Edhe pse sezoni turistik ka nisur Institucionet vendore akoma nuk i japin zgjidhje "rojeve bregdetare".
Megjithese bizneseve te plazhit i janë rritur taksat dhe për këtë rritje takse nuk behet transparente si do te funksionojnë kullat e vrojtimit që sot janë të shkaterruara.
Nuk behet transparente si do te punësohen rojet bregdetare nga bashkia.
Nuk behet trasparencë nëse do punësohen nga bashkia apo nga agjensia e mbrojtjes te bregdetit.
Dy institucione qe perplasen prej kohes me njera tjetren ne zbatimin e kompetencave qe i takojne per menaxhimin e rojeve bregdetare.
E ne fund qytetari nuk merr shërbim.
Mbytja e të riut në Lalëz, deputetja e PD: Rojet bregdetare s'funksionojnë, rrumpallë kompetencash e institucionesh
Komento