Plazhe të pasigurta, viktima e parë në Durrës, mbytet 22-vjeçari/ Emri

DURRES-Një i ri është mbytur mesditën sotme në Gjirin e Lalzit rreth orës 12:00. Viktima është Ervis Spahiu 22 vjeç. Ai kishte shkuar së bashku me dy të rinj të tjerë nga Tirana në Gjirin e Lalzit për të kaluar fundjavën, ndërsa në momentin që janë futur për t’u larë është zhdukur.

Dy shokët e tij kanë kërkuar ndihmë me shpejtësi te pushuesit e tjerë dhe policia, ndërsa trupin e pajetë të të riut e ka nxjerrë uji në breg pas rreth një ore. Trupi është dërguar në morg, ndërsa pritet autopsia dhe më pas do u dorëzohet familjarëve.

22-vjeçari Ervis Spahiu ka lindur në Peshkopi, ndërsa banonte në Tiranë. Viktima e sotme shënon rastin e parë të mbytjes për këtë sezon turistik duke vijuar në të njëjtën gjendje si në sezonin e kaluar. Në rastin e sotëm kullat e vrojtimit në plazh ishin bosh, pasi sezoni ende nuk ka filluar zyrtarisht dhe ende nuk ka roje bregdetare.

Rojet vendosen në momentin që sezoni fillon zyrtarisht, por si pasojë e temperaturave të larta plazhet frekuentohen më shpejt nga qytetarët, ndërsa janë të pambrojtur në rast rreziku mbytje.



Pushuesit afër trupit të pajetë të djalit të mbytur sot në plazh te Gjiri i Lalzit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 02/06/2018 20:09

    Plotsisht dakort me ty, gjeja me e shtrenjt per njeriun ne jet eshte familja. Shoqeria kur je mir te duan te gjith, kur nuk je mir ste don me njeri. Jan ber njerzit o mete per vete vetem me interes.

    Përgjigju
  • < >: 02/06/2018 14:30

    Zoti i ruajte keta te rinjte e sotem as nuk pyesin nane dhe as nuk pyesin babe as nuk njoftojne se ku shkojne,as nuk e kuptojne qe nuk ke shok sot(pasi e kane braktis)me te shtrenjten ne bote ke vetem familjen tane,edhe shume te nxituar se akoma nuk ka fillu nej vape e tmerrshme,megjithate u prehte ne paqe gjynafi i zotit shume i ri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?