Mbytja e dy vëllezërve në liqenin e Prushit, flet për Report Tv fqinji: Ishin 6 fëmijë, dy të tjerë u shpëtuan nga një banor i zonës! Familja në gjendje të rëndë ekonomike

Dy vëllezër u mbytën pasditen e sotme në Liqenin e Prushit, por tragjedia mund të ishte edhe më e rëndë. Kështu tha për Report Tv, për gazetarin Sokol Dema, fqinji i Luan Takut, babait të dy fëmijëve të mitur, pasi edhe 2 fëmijë të tjerë kishin rrezikuar që të mbyteshin, por ishin shpëtuar nga një banor. Banori tha po ashtu se familja është në gjendje të rëndë ekonomike.

‘I kam komshinj. Janë familje shumë e dobët ekonomikisht. Të vejë shteti dorë në zemër. I ati mbledh hekurisht që jetojnë, me zor i ka rritur ato fëmijë. Të dy djemtë. Kanë edhe një vajzë pak më të madhe. Por janë shumë familje e dobët ekonomikisht. Gjatë verës vijnë fëmijët këtu dhe freskohen. E morëm vesh nga kushërinjtë. Kanë qenë 6 kalamaj, kanë qenë duke u mbyt edhe dy të tjerë. Ka qenë një banor i zonës që i ka nxjerrë. Në këtë liqen janë mbytur 6 vetë që kur është kthyer në rezervuar.’- tha banori.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Loja u kthye në tragjedi, mbyten dy vëllezër në liqenin e Prushit, u hodhën me litar! 14-vjeçari u fut në ujë për të shpëtuar vëllanë e vogël


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!