McCain:Liberalizimi i vizave
ratifikoni demarkacionin

McCain:Liberalizimi i vizave<br />ratifikoni demarkacionin
Senatori amerikan John McCain ka treguar qëllimin e vizitës së tij në Kosovë dhe kërkoi falje për shkak të kohës së shkurtër që ka në dispozicion sepse pas Kosovës ai do të qëndrojë edhe në Shqipëri.

Duke u drejtuar Kuvendit të Kosovës, McCain rikujtoi punën e tij që në vitet ’90 kishte bërë me senatorin e atëhershëm të SHBA-së, Joe Biden për të shpëtuar popullatën shqiptare nga gjakderdhja, por edhe për të punuar për pavarësimin e saj.

Ai ka folur edhe për ndërhyrjen ushtarake dhe luftën e zhvilluar për pavarësimin e vendit. Në vazhdimin e fjalimit të tij, McCain ka thënë se është shumë e rëndësishme integrimi i serbëve të Kosovës në institucioneve të vendit si dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Koha.net.

“Për këtë normalizim kam biseduar edhe dje në Beograd”, ka thënë McCain.

Në vazhdim, McCain ka vlerësuar lartë luftën e Kosovës kundër terrorizmit ekstrem e të dhunshëm islamik, duke thënë se i vjen keq që Kosova nuk ka marrë meritat që i ka në këtë luftë të këmbëngultë të saj.

McCain ai ka përkujtuar edhe zhvillimet në vend, duke përmendur edhe punën që e pret Kosovën drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian dhe për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se për liberalizimin e vizave është i nevojshëm ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Këtë e kërkoj nga ky Kuvend”, ka thënë McCain.

Senatori amerikan ka folur edhe për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Si kryesues i komisionit të Senatit për Forca të Armatosura, ju siguroj se do të bëj përpjekje maksimale për të ndihmuar shndërrimin e FSK-së në forcë të vërtetë sigurie të Kosovës, e cila duhet të bëhet me ndërrime kushtetuese”, ka thënë veç të tjerash McCain. Koha net

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë