1 ditë para Samitit të BE-së, bie qeveria e Bullgarisë! Lajm i keq për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE

1 ditë para Samitit të BE-së, bie qeveria e Bullgarisë! Lajm i keq për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE

Votimi për rrëzimin e qeverisë së Kiril Petkov

BULLGARIA- Vetëm 6 muaj pas marrjes së detyrës, qeveria e koalicionit bullgar e kryesuar nga Kirill Petkov është rrëzuar! Mocioni i mosbesimit i bërë sot në parlament nga opozita është votuar me 123 vota pro dhe 116 kundër. Sipas tyre, qeveria ka “dështuar në politikën financiare dhe ekonomike”, duke u bërë qeveria e parë në historinë demokratike të Bullgarisë që rrëzohet me një mocion mosbesimi. Kështu, gjasat janë 6.5 milionë banorë të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Rrëzimi i qeverisë së Kiril Petkov vetëm 24 orë para fillimit të punimeve të Samitit të Bashkimit Europian në Bruksel ka tronditur jo pak politikën evropiane dhe aspiratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë “PO-në” e shumëpritur për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Mediat bullgare e kanë konsideruar si një lajm jo shumë të mirë për 2 vendet, për shkak se procesi i votimit për hapjen e konferencës së parë të negociatave, po bëhet në një periudhë krize për vendin. Vetë, kryeministri Rama ka bërë të ditur se nëse nuk do të ketë një vendim pozitiv edhe këtë herë, ai do të kërkojë që rrugëtimi i Shqipërisë të ndahet nga ai i fqinjit të saj ballkanik.

Qeveria e Petkovit erdhi në pushtet me zotimin për të luftuar me vendosmëri korrupsionin, për të hequr nga detyra prokurorin e Përgjithshëm, Ivan Geshev dhe kreun e Komisionit Anti-korrupsion, Sotir Tsatsarov. Po ashtu u zotua se do të forcojë fuqitë e komisionit. Dorëheqja e Tsatsarovit erdhi e para. Ky rezultat ishte i pritshëm pas çështjeve me Maqedoninë e Veriut dhe rishikimit buxhetor. 

Qeveria e 99-të e Bullgarisë me kryeministër Kiril Petkov u zgjodh më 13 dhjetor 2021. Para formimit të saj, vendi shkoi në zgjedhje tri here, një rekord në historinë e Bullgarisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
Rrëzimi i qeverisë së Petkov 1 ditë para Samitit të BE-së, media bullgare: Lajm jo i mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Rrëzimi i qeverisë së Kiril Petkov vetëm 24 orë para fillimit të punimeve të Samitit të Bashkimit Europian në Bruksel ka tronditur jo pak politikën evropiane dhe aspiratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë “PO-në” e shumëpritur për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Mediat bullgare janë shkruajnë se vendimi do të pengojë më tej përpjekjet e vendeve të Ballkanit për t’u bashkuar me unionin, duke bërë që të jetë një lajm jo i mirë për Shqiëprinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e tyre drejt BE-së. 

Gjithashtu, rënia e qeverisë duket se do të vonojë planet e zgjerimit të BE-së në Ballkan dhe mund të pengojë Bullgarinë, adoptimin e euros në fillim të vitit 2024. Gjithashtu rrezikon të vonojë transferimin e deri në 6.3 miliardë euro (6.6 miliardë dollarë). në financimin e BE-së sipas planit të bllokut për të ndihmuar vendet të rikuperohen nga kriza COVID.

Një votim i tillë mund të shtojë mbështetjen për forcat pro-ruse në një vend me lidhje tradicionalisht të forta me Rusinë.

Ora 19:56
Petkov mban fjalimin e fundit si kryeministër: Kjo qeveri u rrëzua nga Rusia

Pas vendimit të marrë nga 123 ligjvënës bullgarë për rrëzimin e qeverisë Kiril Petkov ka mbajtur fjalimin e fundit, ku akuzoi Rusinë se ka rrëzuar qeverinë e Bullgarisë.

“Ishte nder për mua të drejtoja një qeveri që u rrëzua nga Peevski , Borisov , Trifonov dhe Mitrofanova (ambasadori i Rusisë në Bullgari).

Ky votim është vetëm një hap i vogël në një rrugë shumë të gjatë. Ajo që opozita nuk e kupton ishte se në këtë mënyrë nuk mund ta fitojnë popullin bullgar.

Unë premtoj se do të vazhdojmë këtë betejë për të fituar vendin tonë. Dhe një ditë do të kemi Bullgarinë pa njerëz të sunduar nga mafia, një vend normal, një vend të suksesshëm evropian. Faleminderit!”, tha Petkov në fjalimin e fundit si kryeministër.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nano: 23/06/2022 05:26

    Ne Bullgari qeveria rrezoher per shkak te ndikimit te mafies bullgare. Ne Shqiperi nuk ka nevoje sepse mafia eshtr vete qeveria dhe Kryeministri padrino.

    Përgjigju
  • dyrrahu: 22/06/2022 22:18

    kollareeeeeeeeeeee me papion

    Përgjigju
  • Fshati: 22/06/2022 20:33

    Nje mrekulli e vertete per çdo deshtim te qeverise shqipetare e kane fajin te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë