Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë në datën 21 mars seancë paraprake për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
Seanca tek Krimet e Rënda do drejtohet nga gjykatësja Miliana Muça.
Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Komento