Më 21 shkurt nisin aplikimet për specializimet afatgjatë në fushën e mjekësisë për vitin akademik 2021-2022. Dekani i fakultetit të mjekësisë së përgjithshme Xheladin Draçini thotë se në total janë 319 kuota, ndërsa tregon edhe kriteret që duhet të përmbushin kandidatët.
“Është hapur procesi i specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, 2021-2022. Në total janë 319 kuota dhe aplikimet nisin nga data 21 Shkurt - 7 Mars.
Xheladin Draçini, dekan i fakultetit të mjekësisë së përgjithshme thotë se nga totali i kuotave të specializantëve 179 janë të lira ndërsa pjesa tjetër do të mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Drejtësisë. Ai shpjegon edhe kriteret e pranimit.
“Kanë të bëjnë me diplomat përkatëse, përfundimin e studimeve universitare dhe licencën profesionale. Duhet kaluar niveli i anglishtes c1, të cilën kandidatët duhet ta plotësojnë brenda vitit të parë. Pra kandidatët pranohen edhe me nivelin B2. Më i privilegjuari i këtij procesi është kandidati që del i pari. I pari ka të drejtë të zgjedhë nga lista me 316 aplikime”, shprehet Draçini.
Testimi i kandidatëve pritet të zhvillohet në ditët e para të muajit prill.
“Përcaktohet dita e provimit, modalitetit dhe testimi bëhet në Qendrën Shtetërore Arsimore me një përgjigje që është e menjëhershme”, thotë dekani.
Do të jetë Komisioni i vlerësimit i përbërë nga ekspertë të Qendrës së Shërbimeve Arsimore që do të përgatisë listën e kandidatëve fitues duke llogaritur rezultatet e mbledhura te testimit të informatizuar dhe mesataren e duke i renditur ata sipas pikëve në rend zbritës. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët që ndjekin programet specializuese në mjekësi është e njëjtë me një vit më parë, 115 000 leke.
K.T./AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4010
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Universitete, emrat e rektorëve të rinj! Në 90% mungoi gara, kandidatë pa rivalë! Në Vlorë votohet me kutitë e PS
21 Qershor, 12:33
-
Laboratorë të teknologjisë së lartë! Manastirliu: 500 mijë euro investime për infrastrukturën e kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë
19 Qershor, 15:02
-
Studentët e Mjekësisë kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)
3 Maj, 17:51
-
Punë me detyrim pas diplomimit për studentët e Mjekësisë, Kushtetuesja: Afati 5-vjeçar nuk është proporcional, Kuvendi 3 muaj kohë të ndryshojë ligjin
25 Janar, 15:27
-
SPECIALE/ Beteja e (pa)përfunduar e studentëve të Mjekësisë
2 Janar, 12:27
-
5 vite punë me detyrim ose 2300 euro viti, Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin për studentët e Mjekësisë
14 Nëntor 2023, 14:43
-
Bojkoti i ‘Mjekësisë’ jep efektet e para, studentët i kërkojnë dekanit sezon provimesh shtesë për të kapur kredite për kalimin në vitet pasardhëse
3 Nëntor 2023, 11:06
-
Studentët e Mjekësisë rikthehen pas 4-javësh në auditore: Morëm garanci nga rektori, do na mbështesë deri daljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese
30 Tetor 2023, 08:40
-
‘Duam diplomat tona’, studentët e Mjekësisë sërish në protestë: Qeveria të tërhiqet nga ligji, vazhdojmë bojkotin
26 Tetor 2023, 09:11
-
Studentët e mjekësisë letër rektorit të Universitetit: Asnjë kontratë pa vendosur Kushtetuesja, pedagogët të ndalin presionin
20 Tetor 2023, 13:56
-
Punësimi i detyruar, 30 deputetë të PD në krah të studentëve të mjekësisë, çojnë ligjin në Kushtetuese
18 Tetor 2023, 14:13
-
Mjekët e rinj 5 vite punë në Shqipëri, Vokshi: Ligj diskriminues! Do e ankimojmë në 'Kushtetuese'
14 Tetor 2023, 13:42