Më 23 maj do të zhvillohet një aksion për pastrimin e zonave bregdetare,nisma është ndërmarrë nga Green Line Albania dhe Ta Pastrojme Shqiperine. 

Nisma është mbështetur në rrjetin social “Facebook” edhe nga ministri Veliaj dhe nga ambasada e SHBA.
 
“Doni të ndihmoni Green Line Albania në pastrimin e bregdetit Shqiptar? Bashkohuni me ta në 23 maj, ora 09:00”-shkruhet në faqen e ambasadës amerikane në Tiranë.
 
“Pas aksionit të suksesshëm në 22 Nëntor 2013 me ekipin e ‘Ta Pastrojmë Shqipërinë’, kësaj here i kemi kthyer sytë nga bregdeti i magjishëm shqiptar. Le të bëhemi edhe një herë bashkë për të pastruar bregdetin tonë në prag të sezonit turistik.”-shkruan ministri Veliaj.
 
Nisma për pastrimin më 23 maj do jetë e përqendruar kryesisht në zonat bregdetare e: Vlorës, Dhërmiut, Ksamilit, Durrësit, Sarandës, Shëngjinit. Në listë janë përfshirë edhe qytetet e Shkodrës dhe Fierit.

Nisma e 23 majit është ndërmarrë në prag të sezonit turistik duke iu bashkangjitur masave të qeverisë për dezinfiktimin e zonave bregdetare.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)