Qeveria qendrore e Kryeministrit Florin Citu, e cila mori pushtetin në Rumani vetëm nëntë muaj më parë, është rrëzuar këtë të martë.
Rreth 281 ligjvënës votuan pro, ndërkohë që 234 vota mjaftonin për rrëzimin e qeverisë. Asnjë votë nuk kishte kundër pasi Partia Liberale Kombëtare e Citu (PNL) dhe aleatët e saj bojkotuan votimin.
Kriza në Qeveri nisi muajin e kaluar, kur partia e qendrës së djathtë USR u tërhoq nga koalicioni, duke thënë se Citu ka “qëndrime diktatoriale”.
Ligjvënësit e USR-së iu bashkuan partisë nacionaliste të ekstremit të djathtë AUR, për të votuar në favor të rrëzimit të qeverisë, i cili u paraqit nga Partia Social-Demokrate e majtë.
Citu ka qenë kryeministër që nga zgjedhjet parlamentare të dhjetorit. Sipas Kushtetutës së Rumanisë, presidenti Klaus Iohannis duhet të emërojë tani kryeministër të ri.