Me 290 vota pro, Parlamenti Europian miraton amendamentin grek për lirimin e Fredi Belerit

Me 290 vota pro, Parlamenti Europian miraton amendamentin grek për lirimin e Fredi Belerit

Fredi Beleri

Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që përmban një amendament për lirimin e Fredi Belerit, i cili po mbahet në burg për shitblerje të votës në zgjedhjet e 14 majit.

Amendamenti për “lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri dhe për “mbrojtjen e pronave të pakicës kombëtare greke”, është paraqitur nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës në Raportin mbi Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe u votua sot.

290 eurodeputetë votuan pro projektligjit dhe 260 kundër.

Konkretisht, në rezolutë thuhet: “Parlamenti Evropian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve komunale të majit dhe pengoi kryetarin e zgjedhur për të marrë detyrën e tij, pasi ai mbetet i burgosur edhe sot e kësaj dite. Nënvizohet se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën e bashkisë dhe akuzat për cenim nga shteti në arsyetimin e vendimit për miratimin e ndryshimeve”.

Amendamenti u mbështet nga eurodeputetët grekë të të gjitha partive, shkruajnë mediat greke.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 14/07/2023 11:45

    CFARE PARADOKSI KETO TE BE QE TRUMPETOJNE ME TE MADHE REFORMAT NE DREJTESI ,TANI PO DALIN KUNDER DREJTESISE...

    Përgjigju
  • Delinquenti: 13/07/2023 09:35

    Atehere edhe per drejtesine e re BE dhe PE duhet te beje rezolute te re qe ne è vume dhe tani te hiqet O BE KURVE PO JU NA E VUTE KETE DREJTESI DHE TANI KERKONI QE NJEREZIT QE GABOJNE TE MOS I DENOJE,QE JENI BERE PER ESTRADE KJO U DINTE POR QENKENI SHUME ME KEQ SHPRESOJ QE TE MOS JU DEGJOJE NJERI PER ATO REZOLUTA QE BONI

    Përgjigju
  • Nika: 13/07/2023 07:36

    Larg duart nga pronat e Himarjoteve qena qe e keni zaptu Palasen dhe Dhermiun.

    Përgjigju
  • Tirona: 13/07/2023 07:12

    Partitë Politike Shqiptare për çështjen Bejleri duhet të blidhen te gjithë bashkë duke i bërë thirje elektoratit të tyre , për të bërë protesta para organeve te drejtësisë shqiptare qe te dënojnë shkelësin e ligjit , Bejlerin, dhe mos te dëgjojne se çfare thonë disa eurodeputet te PE

    Përgjigju
  • Iris: 13/07/2023 04:22

    Rezolute eshte vetem,nuk ka me shume rendesi se sa nje proteste e rendomte diplomatike,keshtu qe mos e prishni shume gjumin per te.Problemi eshte,ku ishin ata veshgjatet tane qe paguhen me taksat e popullit per te na perfaqesuar aty qe te jepnin kunderargumentat,apo kur po diskutohej kjo rezolute po shijonin jonxhen ne grazhde.

    Përgjigju
  • EU, KE...: 13/07/2023 00:53

    FREEE FREDI FREEE....

    Përgjigju
  • Ceni: 13/07/2023 00:47

    Evropa asnjehere dhe ne asnje kohe nuk na ka dashur dhe nuk ka qen ne anen tone! Turp!!

    Përgjigju
  • Durrsaku: 12/07/2023 23:30

    Evropa e tregoi fytyren e saj prandaj duhet te jemi sa me shume pro amerikan sesa pro evropian. Do jet gabimi me i madh nese gjykata do ket ndikim por jam i bindur qe jo. Ne rast se do ket ateher protesta te forta duhet te mbahen ne Tirane per ti treguar qe polpjlli shqiptar eshte paqedashes por dujet ti tregoj vendin kur duhet

    Përgjigju
  • kryetarja: 12/07/2023 23:18

    Po ate zv kryetaren keta e nxoren qe ishte e korruptuar? Qe shiti pak kampionatin boteror ne Katar?

    Përgjigju
  • Kontradikta: 12/07/2023 23:00

    Po të drejtat themelore në Elladhë a i respekton greku??!!..jo e vetëm jo,as më ekementaret..asgjë!

    Përgjigju
  • Goni: 12/07/2023 22:47

    Ndoshta ka ardhur momenti i dajakut ndaj legeneve grek qe na jetokan ne ahqiperi. Dhe te ikin te q… ne vendin e ture gerqine. Mesa duket sa me mjre te sillesh me keta aq me keq eshte. Ky majmuni eshte arrestu duke ble votata dhe duhet te bej burgun pik, maroi ai muhabet.

    Përgjigju
  • Dori: 12/07/2023 21:34

    Me cfar te drejte nje cfardo lloj parlamenti qoft ja lejon vetes te urdheroj drejtesine e nje shteti qe te liroj nje hajdut qe kapet duke bler vota?Kjo esht Europ k...a qe duan aq shum.

    Përgjigju
  • Gjergj: 12/07/2023 21:30

    Parlamenti europian voton pèr lirimin e njè tè arrestuari nè Shqipèri? Rrumpalla greke, le tè vazhdojè tè "votojè" pèr çfarè ti teket. Asnjè efekt nuk kanè debate tè tilla, kur bèhet fjalè pèr vendimet e gjykatave shqiptare. Beleri dhe hajdutèt e tjerè tè arrestuar me tè, nuk duhet tè kenè asnjè lehtèsim, pèrsa i pèrket veprès penale sè kryer. Asnjè eurodeputet nuk ka tè drejtè tè ndèrhyjè nè punèn e drejtèsisè, tè asnjè vèndi europian.!!!

    Përgjigju
  • Niku: 12/07/2023 21:19

    Kujt i plasi se PE votoi per lirimin e beler berish metaj... ka ligj shqiperia.

    Përgjigju
  • Alb: 12/07/2023 20:58

    Shikoni se ca ban greku.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 12/07/2023 20:57

    SKANDAL: 1.Çi duhet PE të votoi një hajdut votash F.Beleri vrasësi kuller kur në kompetencë është DREJTËSIA në Shqipëri e jo Qeveria..! 2.Kemi të bëjmë me një QEVERI FASHUSTE GREKE QË KA AKOMA NË FUQI LIGJIN E LUFTËS. 3.Aq poshtë ka rënë Qeveria Greke dhe PPE ekstremiste Europiana saqë këtë problem e lidh me PRONAT KU PËRFSHI HIMARËN DHE DETIN E FALUR NGA SALIKRIMI NË 2009..! 4.Drejtësa në Shqipëri të zbatoi ligjin e jo MALIQIN GREK.

    Përgjigju
  • Greku i lagjes sime: 12/07/2023 20:53

    PO PASURITË E SHQIPTARËVE DHE TOKËN ÇAME.? GREQIRJA TË TËRHIQET BRENDA KUFIJVE TË SAJ.

    Përgjigju
  • Bogu: 12/07/2023 20:23

    Te fytyra e Belerit duket bukuria tipike e greqise antike

    Përgjigju
    • Letrari: 13/07/2023 00:20

      Hahaha. Surrat pe Agamemnoni e Akili ka. Sikur e ka ngjizur goca e Fantozzit me gorillen.

  • Une: 12/07/2023 20:04

    Keto greket te bejn ça te duan por ky beleri qe e quan veten grek do bej burg. Ne himare nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do kete grek. Jo per ndonje gje por edhe ata qe quhen grek ne te ashtequajturin shtet grek qe eshte nje krijese artificiale jane po shqiptare. Pra nuk ekziston nocion grek

    Përgjigju
  • Arben: 12/07/2023 19:58

    Turp per parlamentin Europian! Beleri ka marre pjese ne masakren e Peshkepise, si mundet PE te mbeshtese nje njeri te tille? Pastaj ai eshte kapur duke blere vota! Pse u dashka PE te perzihet ne punet e brendshme te Shqiperise!? Europa duhet te dije mire se greket jane ardhacake qe vetem probleme kane sjellur! 2000 vite para eres se re ata zbarkuan ne Ballkan duke zaptuar tokat pellazge! Shqipetaret jane populli i vetem ne Ballkan i cili nuk ka levizur kurre! Te gjithe te tjeret dikush me heret e dikush me vone kane ardhur si pushtues dhe kane zaptuar toka shqiptare!

    Përgjigju
  • Turi: 12/07/2023 19:49

    Blerja e votes ose manipulime te tjera per votat duhet te denohen ashper dhe pa toleruar askend qe heren tjeter ta me dojne dy here kete pune por ky vend si i mbaruar qe eshte do vendos europa apo ndonje politikan vrek lart e poshte dhe vk

    Përgjigju
  • amerikani51: 12/07/2023 19:38

    Fuck you parlamenti europian,qe vepron me dy standarte.Pse mban te burgosur 4 njerez te pafajshem ne gjykaten e Hages ?Miratuat nje rezolute pa asnje fakt,te gjitha me shpifjet serbe per burgosjen e te pa drejte. Pse nuk miraton nje rezolute per lirimin e tyre.Gjithmone Europa do vendoset kunder shqiptareve.?

    Përgjigju
  • vvv: 12/07/2023 19:37

    Ku qendron barazia para ligjit ? Ku eshte autoriteti i gjykates ?Keshillit te Europes i takon qe te kerkoje denim te drejte e sipas ligjit dhe jo te japi urdhera antiligjore e antikushtetuse.

    Përgjigju
  • 313: 12/07/2023 19:27

    Mendoj se eshte person shume pak me i rrezikshem sesa killerat lart e posht qe marrin arrest shtepie. Kodi penal parashikon edhe masa me te buta sesa burgu.

    Përgjigju
    • Don Joni: 12/07/2023 20:27

      Edhe ky per killer dyshohet edhe per terrorist grek

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja