'Më 30 qershor largohem nga klubi,' presidenti i Flamurtarit pasi preku fundin: Nuk e rrëzova qëllimisht

Sinan Indrizi, presidenti i Flamurtarit, skuadrës së traditës në futbollin shqiptar që të dielën ra në Kategorinë e Dytë, shprehet se kjo dranmë ishte e paralajmëruar.

“Ishte një këmbanë që binte herë pas here, binte sepse rrjedhshmëria e titullit ishte e tillë. Ndeshjen e fundit nuk e meritonim të binim, por e përsëris që ishte një vazhdimësi e situatës tonë të keqe. Ishte e keqe sepse ne në fushë përveç 2-3 fitoreve të tjerat i kishim humbje,”-u shpreh Sinan Idrizi.

Idrizi tregon arsyet përse Flamurtari, një skuadër që dikur lunte me Barcelonën si e barbartë, preku fundin e futbollit shqiptar.

“Te Flamurtari për mua duhet të ndryshojë A-ja e alfabetit në çdo gjë të saj. Nëse ne kërkonim me ngulm që në qytet të ndërtohet akademija kjo duhet të bëhej dhe jo mos të kishte vullnet. Aktualisht kjo që jemi këtu është akademija. Gardhet e shqyera dhe terrenet e copëtuara. Asnjë nga këta që flasin sot pse ra Flamurtari nuk e di që ekipi stërvitet këtu,”-deklaroi ai.

Presidenti merr përsipër edhe përgjegjësitë që i takojnë, ndërsa kundërpërgjigjet i irrituar ndaj atyre që e akuzojnë se e hodhi qëllimisht Flamurtarin.

“Megjithatë përgjegjësia është e imja. Ka disa që thonë, s’e nuk u them dot as palaço se është titull nderi, s’e e kam bërë qëllimisht për të prishur markën dhe për ta blerë më lirë. Aq sa kam harxhuar unë dhe për ta marë më lirë nuk shkon. Nuk di më çfarë të them,”-tha ai.

Në fund Idrizi pranon se pas 30 qershori do të largohet nga drejtimi i klubit.

“Është e qartë kjo. Nuk kam çfarë bëj më në këto kushte. Është e tepërt. Ka nga këta që e bëjnë më mirë se mua,”-u shpreh Idrizi.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja