Spahiu: Me 4 arrestime apo 4 amnisti shpëton Shqipëria?

Spahiu: Me 4 arrestime apo 4 amnisti shpëton Shqipëria?

Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Shqipëria ka vetëm dy zgjidhje që të dal nga gremima ku ka rrëshqitur.

Nuk janë as zgjedhjet dhe as rotacioni.

Nuk janë as dialogjet dhe as revolucioni.

Të dyja nuk do e përmbysnin sistemin, madje përkundrazi do e konsolidonin.

Rotacioni dhe revolucioni janë marrë peng nga Berisha dhe Meta, dhe të dyja nuk do sillnin evolucion por riciklim të xhaketave të vjetra.

Kur Amerika kishte president George Bush ne kishim President Sali Berishën.

Amerika e nxori në pension por ne e mbajtëm Berishën.

Iku Bushi dhe erdhi Bill Klinton, por Shqipëria mbante sërish në krye Berishën.

Klinton doli në pension dhe zgjodhi djalin e Bushit President, por Berisha ende vazhdonte në politik madje kryeministër.

Bushi vogël doli në pension dhe erdhi Obama, pas Obamës me dy mandate erdhi Trump.

Obama doli në pension madje edhe Bushi i madh vdiq por Berisha dhe Meta janë aty.

Amerika ndërroi 6 president dhe i nxori në pension, ndërsa Shqipëria kërkon riciklimin dhe rikthimin e Berishës dhe Metës sërish.

Nuk largohen as Berisha, as Basha, as Meta dhe për rrjedhojë as Rama.

Ky i fundit justifikohet duke thënë, ata s’kanë vota dhe smund riciklohen.

Votat askush nga të 4 nuk i numëron dhe nuk i respekton.

Pa i hyrë në peshore se kush vjedh më shumë vota, mjafton fakti që të 4 këta gënjyen për votat e emigrantve dhe sot 48% e votuesve bojkotojnë jo nga dëshira por se punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë.

Sot të 4 Berisha-Meta-Rama-Basha janë ndër politikanët më të pasur në Europë.

Të 4 kanë qënë të varfër. Nuk ju ka lënë pasuri as babai dhe as gratë e tyre.

Nëse Vetingu që sot bëhet për gjyqtarët do përdorej edhe për politikanët këta të 4 nuk do vazhdonin dot punën por do dilnin në pension.

Të 4 janë mijra herë më të pasur se çdo gjyqtar apo prokuror që po shkarkohen edhe për një auto-veturë Golf 5 që kushton 4.000 euro.

Të 4 janë më të pasur dhe më të korruptuar se ish-kryeministri maqedonas që u dënua për një Mercedes, se ish-kryeministri kroat që u arrestua për një tender rrugësh, se ish-kryeministri rumun që u burgos për 52.000 euro.

Të 4 kanë me qindra raste korrupsioni, madje Lulzim Basha ka më shumë dosje në prokurori se çdo i pandehur ordiner që vuan në burgjet shqiptare.

Aktualisht ai ka 5 dosje penale të hapura brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Aq të korruptuar janë këta të 4 sa janë implikuar edhe familjarët e tyre në hetime dhe gjykime.

Unë e kuptoj që secili prej tyre konsiderohet burrë i mirë nga një grup njerzish militant që kanë përfituar prej tyre vende pune aktualisht apo në të shkruarën.

Unë e mirkuptoj dhe faktin që këta të 4 mund të kenë merita për zhvilllime të ndryshme në Shqipëri.

Unë kuptoj edhe faktin që këta të 4 mund të jemë copëza të historisë shqiptare.

Por të 4 këta refuzojnë me dhunë të largohen nga politika sepse kanë frikë që humbin gjithë plaçkēn e vjedhur.

Ata nuk largohen as me votë dhe as me dialog. Ata nuk respektojnë as votë brenda partie dhe as jashtë partie.

Tē 4 janë deklaruar se do qëndrojnë në politikë deri sa tē vdesin.

Ata nuk e njohin moshën e pensionit si në çdo profesion tjetër.

Ata mund të kenë merita por jo të legjitimojnë vjedhjet dhe pengmarrjen e sistemit.

Ata s’janë burra më të mirë se i ndjeri Kancelari Kohl i cili ndonse pati meritēn historike të bashkoj dy Gjermanitë dhe forcojë Europēn, por sërish doli para drejtësisë për 1 milion marka financim jo transparnet për CDU.

Ai doli në pension sepse populli gjerman nuk e justifikoi abuzimin me faktin që ai bashkoi gjermanitë.

Korrupsioni i 4-shes famkeqe shqiptare nuk mund justifikohet as se na futën në NATO dhe as qē na hoqēn viza shengen.

Vjedhja e tyre nuk mund pranohet as se prishën kioskat dhe as që morën 1 milion vota.

Shqipëria ka vetëm dy rrugë që të shpëtoj nga humnera dhe mos shkoj në konflikt civil.

Këta të 4 ose duhen arrestuar, ose duhen falur dhe amnistuar.

Arrestimi për shumë kohë do jetë i vështirë, jo sepse prokurorët s’kanë këllqe pasi kjo mund të realizohet nga ndërkombëtarët por problemi më i madh është se këta të 4 akoma dashurohen nga mijra shqiptarë të prapambetur në tru dhe metalitet.

Ende shqipria ka me mijra idiotë që mendojnë se gjithē bota është e korruptuar, nga Amerkia deri në Europë, nga BE deri në OSBE, nga OKB deri në çdo mabasadë, por e kanë të vështirë të besojnë se Sali Berisha ka më shumë lekë se të gjithë kēta bashkë. Ata ndoshta besojnë që çdo ambasador korruptohet por Monika është e ndershme.

Në këto kushte arrestimet mund të jenë të vështira, prandaj mbetet edhe një alternativ që ti amnistojmë të 4 këta pesona me kushtet që:

- të largohen përfundimisht nga politika

- mos tentojnë të rikthehen në 7 breza në politikë

- mos rishfaqen më në mediat apo portalet që 90% janë pronë e tyre

Arrestimi do ishte zgjidhja më e mirë por me atē pasuri përrallore që ata kanë do e blenin drejtësinë ashtu siç u shpall Ilir Meta i pafajshëm dhe u rikthye si hero duke u votuar President, prandaj kam bindjen se vetëm nga amnistia do shpëtonte Shqipëria.

Lërini ta gëzojnē pasurinë e vjedhur por të çlirojnë sistemin dhe Shqipërinë duke dal në pension. Pasuria më e madhe për popullin është koha që çdo ditë po merr jetë njerzish në Shqipërinë që mbahet e arrestuar nga 4 të pandehur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BAJG rexhep leka KASAP [ kepi ]: 15/07/2019 10:22

    O kreshniku wc harove kur thoje dy burra ka Shqipria un dhe salihe krimineli. Harove ti kaq shpejt vetën tënde në krye të pa drejtësis Shqiptare. Pastaj kush pjerth për salhe kriminelin e like floririn e kok ngjyerin lyl . Kush ka vështirsi Amerika i mer nga leckat e i rras brënda. Kush pjerth për ata kok pa larët analfabet e idjot. I pam se si rinin kur Amerika i dha urdhër të prer. Rinin si muti në shi s'bën gëk. E ti thua është e vështir. Amerika ska pyetur për burra madhështor e jo më të pyesi pë minj wc si salheu likja lyli e mona buçja. O kreshniku i wc se dhe ti je pjes e këtyre minjëve po me që s'të hodhën kock ti tani ke filluar e lef pa pushim

    Përgjigju
  • Nik: 14/07/2019 18:46

    Gabim shume z. Spahiu! C'kuptim ka atehere ngritja e organeve te drejtesise!? E pame dhe rolin tend ne krye te Keshillit te Larte te Drejtesise, qe e ndrite dhe tash jep mend!

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 14/07/2019 15:36

    BRAVO SPAHIU.POR KE HARRUAR MONAÇIZME.AJO DUHET TE JAT E 4-TERTA DHE JO RAMA HE-PER-HE.PASI PER RAMEN NUK KA PROVA E FAKTE SI PERSON.NESE KA NDONJE MINISTER TE QEVERISE SE TIJ,LA TE SHKOI EDHE AI NE VEND TE RAMES. -FAKTI QE SALIU PO DERGJET NE PD TREGON SE AI ESHTE FATKEQSIA NR.1 E KOMBIT.DHE NUMURI 2..ESHTE LIKE FLORIRI. -JU THONI= AMNISTI.UNE THEM BURG DHE SEKUESTRIM PASURISH DHE KTHIMI SAJ BE BUXHET PER POPULLIN.ASHTU SIÇ VEPROI ENVERI NE 45,46.VETEM KESHTU MUND TE NXEN MEND POLITIKANET EDHE PAS 1000 VJETESH. -THUHET SE DOSJET JANE BERE GATI DHE PRITET FORMIMI SPAK.POR UNE NUK BESOJ QE DJALI TE DENOI BABANE..PASI ATA KANE VJEDHUR SEBASHKU.JU E DINI MIRE SE KENI PUNUARE NE KLD SE SI EMROHESHIN GJYQTARET E PREKURORET ME URDHER TE PRESIDEBTIT,KRYEMINISTRIT FAQEZI. -FUTJA NE BURG E SB,IM,LB,MK..DO E SHPETONTE VENDIN. -RAMA LE TE JETE I FUNDIT.AI DO ÇOI ME PERPARA REFORMAT QE KERKON SHBA+BE SI INVESTIM I TYRE. -ARRESTIMI TYRE DO JETE I VESHTIRE POR JO I PAMUNDUR NESE SHBA+BE E KAN SERIOZISHT TE SHPETOJNE SHQIPERINE NGA KANCERI 30 VJEÇAR.PIKE

    Përgjigju
  • Toci: 14/07/2019 11:38

    Ti ke te drejte 1000%,por je adresuar gabim Ky vend dhe ky popull ka me qindra vjet qe perserit te njejten gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë