Me 50 lek për litër, qumështi në Maliq shitet më lirë se uji, blegtorët: Çmimin e caktojnë baxhot, s’ka tregje! Ta derdhim, është gjynah?!

Sot një litër qumësht lope shitet me 50 lek në Maliq të Korçës. Më pak se një shishe ujë! Rënie ka pësuar dhe qumështi i deles, që po shitet me 120 lek për liter, ndërsa një vit më parë ishte me 140 lek për litër. Çmimin e diktojnë baxhot, ndërsa blegtorët janë të pafuqishëm për të gjetur tregje të reja.  Blegtorët që takuam në fushat e Maliqit thanë se po falimentojnë këtë vit, për shkak të rënies drastike të çmimit të qumeshtit. Ankohen se nuk mbulojnë dot as shpenzimet për ushqimin blegtoral. Kanë ngritur zërin ne protesta, por asnjë zgjidhje nuk kanë marrë.

“Qumështi është shumë i lirë. Me 50 lek po e heqim, ndërsa një litër ujë është 70 lek. Do ua japim atyre që e marrin me aq sa e kërkojnë. Ca t’i bëjmë? Ta derdhim, është gjynah?! Kam lope e dhen. Kam një stallë. Kam 100 e ca dele. Kemi aplikuar për subvencione, por te shohim. Qumështi i deles shitet me 120 lekë/litër. Ka qenë më shumë një vit më parë, qumshti i deles ka qenë me 140 lek/litër kurse i lopës me 70 lek/litër”, sivjet ka rënë me 50 lek”, tha një blegtor.

“Qumështin e deles me 120 lek/litër na e marrin, ndersa vjet ishte me 140 lekë/liter. Nuk ke ku të ankohesh. Ka shumë vështirësi se nuk del gjë. Me të keq mundohemi. Nuk ke ku të punosh, të paktën këtu e ke punën tënde”, tha një tjetër fermer.

“Shumë shumë keq, po e japim qumështin e lopës me 55-60 lekë/litër. Ca e shesim e ca e mbajmë për vete. Marrim 300 lek fitim në ditë. Asnjë ndihmë nga shteti”, tha nje tjetër blegtor.

Blegtorët e vegjël nuk marrin as subvecione, ndaj janë më të goditurit nga ndryshimi i çmimeve apo tregtia e pandershme. Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi, parashikon pagesa për fermeret me tufa te medha deri në100 krere bagëti si dhe për ata që kanë me shume se 10 krere lope.

“Subvencione nuk të japin. Duhet të kesh 100 kokë dhen për të marrë para nga shteti. Unë kam 5 dhen dhe 11 lopë. Lopët i bëra, tani të shohim po më dhanë. Qumështin e lopës e shes me 55 lekë dhe të deles 120 lekë. Lopët duan tagji, jonxhë,  nuk e përballojmë dot koston me këtë çmim. Marrim tokat lirë me qira dhe kemi zetorët tonë. Po t'i blesh nuk vlen. Ne kërkojmë ta shesim më shtrenjtë qumështin, por s’na dëgjon njeri”.

“Qumshtin e deles e shesim me 120 lekë/litër. Vjet ishte 140 lekë/litër, sivjet e bënë me 120 lekë. Aq e vështirë sa nuk ka ku vete. Që në 7 të mëngjesit e deri në 11 të darkës me këto merremi. Subvencione nuk japin se duhet të kesh mbi 100 krerë”, tregoi një tjetër.

Mungesa e subvencioneve ka sjellë rënie të numrit të bagëtive, jo vetëm në Maliq por në gjithë qarkun e Korçës. Të dhënat e Drejtorisë së Bujqësisë për vitin 2023 tregojnë se në total janë 217 mijë krerë bagëti të imta, ndërkohë që para 4 vitesh qarku juglindor kishte 300 mijë krerë.

R.D//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/04/2024 00:17

    Tek ne qumeshti i lopes shitet 4 e ca $/galoni,uji shitet 1.29/$ galloni kur eshte nga kompania/firma e dyqanit,se kur eshte nga kompani te tjera, ne po te njejtin sypermarket shkon dhe 1.99 e me lart.Dhe kur flas per qumeshtin,e kam fjalen per whole milk,jo per 2,1,0 % yndyre.Pra aty afer jemi me ju po te krahasojme cmimet e ujit e qumeshtit,por me nje ndryshim,se kur paguajme ate 4 dollareshin e paguajme per /whole milk/,jo per qumesht te holluar e te skermuar me uje sic e beni juve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë