PRISHTINE - Ende nuk dihet nëse fletët e votimit do të jenë me apo pa logo të shtetësisë së Kosovës. Por, KQZ-ja, shumë shpejt do ta zgjedh ofertuesin i cili do ti shtypë fletët e votimit për zgjedhjet e 3 nëntorit. Për çështjen e logos kanë reaguar edhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Avni Zogiani, ka theskuar se në rast se në Kosovë ka pajtim për heqjen e logos situata bëhet shumë e rëndë dhe shumë e komplikuar, për shkak se praktikisht Prishtina po i përgjigjet një thirrjeje të kryeministrit Daçiq.
Në anën tjetër, Leon Malazogu ka thënë se vërehet disponim kompromisi për të shkuar në zgjedhje pa logo, sepse ligji i zgjedhjeve nuk e përcakton nëse duhet të ketë logo në fletëvotim. Gjithashtu edhe ligji për dokumentet zyrtare nuk e trajton fletën e votimit si një dokument zyrtar.
Malazogu, ka theksuar se nuk është çështje emotive prania e simbolit shtetëror sa është qartësia se për çfarë institucionesh po votojnë serbët e veriut dhe ekziston frika se në veri po krijohen komuna të cilat do të mohojnë se janë pjesë e shtetit të Kosovës.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com/koha.net)
/Shqiptarja.com