KAKAVIJË- Dy makina luksoze janë bllokuar në Kakavijë pasi ishin me numër shasie të falsifikuara dhe rezultonin të vjedhura jashtë vendit. Po ashtu është sekuestruar edhe një trajler gjithashtu me shasi të falsifikuar. Në lidhje me këto vepra penale janë vënë nën hetim 4 persona.
Në hyrje të Shqipërisë, është sekuestrua një makinë e markës “Nissan”, me targa bullgare, në pronësi të një firme të huaj dhe në përdorim nga një grek me iniciale N. D., 56 vjeç, banues në Kozani, Greqi. Kjo makinë rezulton me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe si rrjedhojë makina dyshohet ise është vjedhur dhe i trafikuar. Ndërkohë greku u procedua penalisht për veprën penale "Trafikim i mjeteve motorike".
Ndërkohë në dalje të Shqipërisë u sekuestrua një “Audi Q7”, me targa shqiptare, i drejtuar nga shqiptari A. B., 53 vjeç, banues me Vlorë. Kjo makinë rezultoi me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe i vjedhur në vendet e BE-së. Drejtuesi u procedua për veprën penale "Trafikim i mjeteve motorike".
Po në dalje të Shqipërisë u sekuestrua edhe një “Rimorkio trajler”, i markës “Mercedes Benz”, me targa të Bosnje Hercegovinës, me drejtues boshnjakun me iniciale M. D., 41 vjeç, banues në Bosnje Hercegovinë. Ky automjet rezulton me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe si rrjedhojë i vjedhur dhe i trafikuar. Shoferi u procedua për veprën penale "Trafikim i mjeteve motorike"
Po ashtu u sekuestrua një leje drejtimi greke e dyshuar si e falsifikuar. Leja e drejtimit ishte ne posedim te shqiptarit t V. P., 57 vjeç, banues në Greqi. Ai u vu nën hetim për veprën penale "Falsifikim i dokumenteve".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqiptarët 'dorëzojnë' makinat e vjetra, ndikuan automjetet e shumta të ardhura nga Koreja e Jugut
7 Janar, 21:28
-
Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze
29 Dhjetor 2024, 15:39
-
Aksident i frikshëm në Lushnjë, vetura del nga rruga, karambolohet me ‘Benz”-in dhe përfundojnë të dyja në lokal! Plagoset shoferi, rrëfimi i pronares: U shkatërrua gjithçka (VIDEO)
22 Tetor 2024, 08:31
-
Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së
4 Tetor 2024, 20:51
-
VIDEO/ Flakët shkrumbojnë minifurgonin e peshkut në Sarandë, Policia nis hetimet! Dyshohet për shkëndijë elektrike, dëmtohet dhe një tjetër mjet
24 Shtator 2024, 09:43
-
Vodhën 3 makina, 4 të arrestuar në Durrës! Njërin nga mjetet e morën duke u prezantuar si punonjës parkimi
18 Gusht 2024, 11:19
-
Në gjysmën e parë të vitit 2024 bie me 75 për qind migrimi i parregullt përmes rrugëve të Ballkanit
16 Gusht 2024, 21:32
-
Makina shpërthen në flakë gjatë ecjes, shpëtojnë për mrekulli 4 turistët në Berat, e kishin marrë me qira
6 Gusht 2024, 12:49
-
Abuzuan me fondet e Frontex/ Prokuroria e Korçës: 17 policët e dy financiaret përfituan 574 mijë euro dieta me fatura false
4 Korrik 2024, 15:35
-
Merrnin nga 1000-2000 € në muaj sikur punonin me Frontex, AMP pezullon 19 policë në Korçë, mes tyre 2 ish drejtorë e 2 përfaqësues hotelesh
3 Korrik 2024, 15:23
-
Ekspozita ‘Retro’ në Sarandë befason turistët! Njihuni me makinat unike që shenjuan historinë nga ‘Fiat Topolino’ tek ‘Ferrari’ (VIDEO)
8 Qershor 2024, 11:31
-
‘Vintage Bari’ në pazarin e Gjirokastrës! Parada e makinave retro tërheq vëmendjen e turistëve
4 Qershor 2024, 14:37