'Më dërgoi letër me emër të Presidentes', deputetja e PDK-së Ganimete Musliu thotë se e ka kërcënuar Prindon Sadriu

'Më dërgoi letër me emër të Presidentes', deputetja e PDK-së Ganimete Musliu thotë se e ka kërcënuar Prindon Sadriu

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka deklaruar se bashkëshorti i presidentes së së Kosovës, Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu e ka kërcënuar me anë të në një letre. Nëq seancën e sotme të parlamentit të Kosovës, ajo deklaroi se para disa ditësh në postën e Kuvendit të Kosovës i ka ardhur një zarf nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por që sipas saj letra  ishte dërguar nga bashkëshorti Prindon Sadriu.

 “Para disa ditësh në postën time, në Kuvendin e Kosovës, më kishte ardhur një zarf i teletisur bukur, jo si ato tjerat që më vijnë nga qytetarët hallexhinj, por paksa më i veçantë. Jam e obliguar të deklarohem publikisht, pasi që zarfi në fjalë ishte dërguar nga presidentja e Republikës së Kosovës. Me shumë vëmendje e hapa zarfin ku shkruante: Nga presidentja Vjosa Osmani, për Ganimete Musliun, deputete e Grupit Parlamentar të PDK-së. Në brendësi të zarfit nuk ishte shkresa nga Presidentja, por ishte një letër e panënshkruar e Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Osmani. Letra që ma kishte dërguar Prindon Sadriu, me emër të Presidentes, përmbante një kërcënim për padi civile, pasi sipas tij unë kam deklaruar se ai është ambasador me korrespodencë e ambasador e bëri bashkëshortja e tij. Kjo ishte çështja që e kishte shqetësuar Prindonin e Vjosës”, ka deklaruar ajo.

Musliu është shprehur se Sadriu në letrën e dërguar ia kishte caktuar asaj disa afate për të kërkuar falje, përndryshe nëse nuk do ta bënte këtë, do ta padiste.

“Në letrën që ma kishte dërguar më kishte caktuar afate se kur duhet t’i kërkoj falje, përndryshe nëse si respektoj afatet do më padiste sepse ia kam prishur imazhin. Unë u ndala u mundova dhe u mundova me e kuptu se çfarë është puna e këtij personi. Ky djali edhe lazdrohet duke ju dukur vetja kumedit se çfarë. Ky djalë nuk e di se ku e ka vendin e tij. Ky është ambasador me korrespodencë, edhe ushtarë me korrespodencë, por të gjitha përfitimet i merr si i rregull”, ka shtuar ajo.

Para Musliut edhe deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka deklaruar se bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, e ka kërcënuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok