'Më dhunon burri', gazetari zbulon fjalët e fundit që Bedrie Loka u tha mjekëve të spitalit! Burime: Dyshohet se adresën false në TikTok ia hapi bashkëshorti

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema i ftuar në studion e “Frontline” në Report TV me Marsela Karapanço dha detaje mbi fjalët e fundit të 41 vjeçares Bedrie Loka e cila u vetëvra duke pirë fotoksinë në 2 janar dhe fillimisht u raportua se shkak për këtë ngjarje të rëndë ishte bërë një profil denigrues që i kishin hapur në rrjetin social “tik-tok”. Dema tha se Bedrie Loka e cila kishte shenja jete kur u dërgua në spitalin e Durrësit, pasi ishte pyetur nga mjekët pse e kishte bërë aktin ekstrem, ishte përgjigjur duke thënë se ishte dhunuar nga burri i saj Xhemal Loka.

“Bedrie Loka ka folur edhe me stafin e spitalit. Pasi u administruan të gjitha dëshmitë, prokuroria ka urdhëruar të ketë zgjerim të marrjes në pyetje të mjekëve. Në atë momentin e shkurtër kur Bedria ka qenë e vetëdijshme, mjekët e kanë pyetur “pse e bëre?”. Ajo ua ka kthyer duke thënë se e dhunonte burri. Këtë detaj ma kanë konfirmuar. Por kjo sigurisht duhet të mbetet të konfirmohet nga drejtuesit pas marrjes në pyetje të stafit të spitalit të Durrësit”- u shpreh gazetari.

Mes të tjerash, gazetari zbuloi se në momentin kur Xhemal Loka u arrestua nga policia, kishte me vete shumën prej 2700 euosh që i kishte bërë efektivët të dyshonin se mund të tentonte të largohej nga vendi.

“Shuma që i është gjetur me vete ka qenë 2700 euro dhe 27 mijë lekë. Shuma që i është gjetur me vete e ka bërë policinë të dyshojë se i kishte marrë për t’u larguar. Tashmë për të ka 3 akuza, shkaktim i vetëvrasjes, armëmbajtje pa leje dhe këto videot që dokumentojnë dhunën e ushtruar ndaj 41 vjeçares”- nënvizoi gazetari.

Sa i përket profilit fals që ishte hapur në emër të të ndjerës në TikTok për ta denigruar Dema referuar burimeve tha se ka dyshime të forta që adresa mund të jetë hapur nga burri për ta shantazhuar.

Gjithashtu edhe aktivistja Zhaklin Lekatari u shpreh e mendimit se pas këtij profili denigrues të hapur për 41 vjeçaren e ndjerë, mund të qëndrojë edhe burri i saj Xhemal Loka i cili vetë kishte lidhje jashtëmartesore në një vend tjetër. Ndërsa sa i takon ngjarjeve të rënda në vend ku ka pasur vrasje apo vetëvrasje të grave, të ftuarit u shprehën se problemi qëndron që tek edukimi kulturor i familjeve shqiptare që femrën e shohin gjithmonë në plan të dytë si dhe mos-interesimi i autoriteteve ligjzbatuese për ndjekjen e këtyre rasteve që hapin plagë në shoqërinë shqiptare.

Zëdhënësi i policisë, Gentian Mullai tha se arsyeja pse policia nuk e kishte ndjekur më tej rastin është sepse pas denoncimit që Bedrie Loka kishte bërë, nuk kishte pasur denoncime për shqetësime të tjera lidhur me këtë profil denigrues.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Vetëvrasja e Bedrie Lokës në Durrës, burime për Report Tv: Dyshohet se adresën false në TikTok ia hapi bashkëshorti

 

Report Tv zbardh të tjera detaje në lidhje me rastin e rëndë të 41 vjeçares Bedrie Loka që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë pas dhunës nga bashkëshorti dhe e përballur prej kohësh me denigrimin në një profil fals që i kishin hapur në TikTok. Gazetari Sokol Dema i ftuar në Frontline në Report Tv tha se ka dyshime që adresën false në TikTok ia kishte hapur burri i saj Xhemal Loka për ta shantazhuar.

"Ka dyshime të forta të policisë së pas këtij profili denigrues fshihet vetë Xhemal Loka. Dyshohet ta ketë hapur vetë ai për ta shantazhuar.  Pritet me shumë intneres zbërthimi i celularit të tij që mund t’i japë drejtim situatës. Ka patur dyshime se ka qenë një kushërirë që fshihet pas kësaj situate por policia ka refuzuar arrestimin e saj pasi nuk kishte asnjë provë për këtë gjë", tha gazetari në Frontline.

Ora 22:21
Zhaklin Lekatari për vetëvrasjen e 41 vjeçares në Durrës: Profilin denigrues në 'TikTok’ mund t’ja ketë hapur burri i saj

 

Aktivistja Zhaklin Lekatari teksa foli në emisionin ‘Frontline’ për ngjarjen e rëndë të ndodhur së fundmi në Durrës, ku 41 vjeçarja Bedrie Loka u vetëvra pas denigrimit të saj në një profil fallco në ‘tik-tok’ tha se këtë profil mund t’ja ketë hapur vetë bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, ky i fundit tashmë i arrestuar nën akuzën për dhunën ndaj viktimës dhe armëmbajtje pa leje.

“Mendoj se situata e Bedries është shumë e komplikuar. Mendova mos është burri i saj që e ka hapur profilin e tik tokut, sepse ajo sjellja e tij ndaj saj kur ka pasur edhe marrëdhënie jashtë. Eshtë ide e imja se ky ka qenë iniciator i hapjes së atij profili duke denigruar edhe më shumë gruan e tij pasi ai vetë kishte edhe marrëdhënie me dikë tjetër jashtë vendit”- tha Lekatari.

Ajo tha se për këtë ngjarje të rëndë ndikon shumë kultura e shoqërisë shqiptare dhe fakti që strukturat shtetërore nuk kanë strategji afatgjata të dedikuara për krizat që kalon shoqëria.

“Ndikon elementi kulturor, strukturat shtetërore që nuk kanë strategji afatgjata dhe të dedikuara dhe krizave që po kalon. Elementi edukativ është i rëndësishëm sepse ne kemi mendësi patriarkale ku pushteti është farefisnor ku këtë pushtet e përdorin njerëz me mendësi të mesjetës në shekullin 21. Kemi shoqëri paragjykuese që e dënon për herë të dytë viktimën, institucione indiferente madje komentojnë duke thënë se me ngjarje të tilla ka edhe skenarë filmash”- shtoi aktivistja.

Ora 22:03
Pse policia nuk parandaloi vetëvrasjen e 41 vjeçares në Durrës? Mullai: Nisëm hetimet pas denoncimit për profilin denigrues në tik-tok, por nuk patëm indicie

 

Zëdhënesi i policisë, Gentian Mullai në një lidhje ‘skype’ për ‘Frontline’ me Marsela Karapançon në Report Tv ka dhënë detaje lidhur me denoncimin e 2 janarit të vitit 2022 që 41 vjeçarja që u vetëvra në Durrës, Bedrie Loka, kishte bërë sa i takon profilit denigrues që i ishte hapur në ‘Tik-Tok’.

Ai tha se policia e kishte regjistruar procedimin penal, por nuk kishte pasur indicie të tjera lidhur me shqetësimet e 41 vjeçares. 

“Policia ka regjistruar procedimin penal pas kallëzimit të parë të bërë në komisariatin policisë Durrës. Por nuk ka pasur ndonjë indicie tjetër më tej se kjo shtetase kishte shqetësime të tjera nga rrjeti social. Policia ka kryer të gjithë veprimet proceduriale, u bë i mundur sekuestrimi i shumë provave që akuzojnë bashkëshortin e saj për shkaktim të vetëvrasjes”- tha Mullai.

I pyetur nga ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj nëse ësthë mbyllur adresa fallco që ishte hapur për të denigruar 41 vjeçaren, Mullai tha se diçka e tillë nuk është bërë e mundur pasi ky rrjet social nuk u kthen përgjigjie kërkesave të autoriteteve ligjzbatuese.

“Policia ka kryer hetime për këtë, adresa nuk shtë mbyllur deri në momentet që ka ndodhur ngjarja. Platforma Tik-Tok nuk kthen përgjigjie kur dërgohet një kërkesë e tillë. Të gjitha platformat e tjera kanë korrespondencë të rregullt me policinë sa u takon shkresave që u drejtohen këtyre platformave”- tha zëdhënësi i Policisë.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 12/01/2024 09:00

    Ngjarje,njeres dhe shoqeri që vret dhe vetëm vret duke u vetvrarë pafundësisht....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas